Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Deklaratë e përbashkët e Partive Komuniste dhe Punëtore

për 155 vjetorin e lindjes së V. I. Leninit

Deklaratë e përbashkët e Partive Komuniste dhe Punëtore

për 155 vjetorin e lindjes së V. I. Leninit

 

«Partitë Komuniste dhe Punëtore, që nënshkruajmë këtë Deklaratë të Përbashkët, duam që edhe me këtë mënyrë të nderojmë një revolucionar dhe teoricien të madh të socializmit shkencor, që më 22 prill plotësohen 155 vjet nga lindja e tij, Vladimir Ilyiç Leninin.

Veçanërisht në rrethanat e sotme, ku ndërkohë ka mbi 3 vjet që zhvillohet lufta imperialiste, që po masakron popujt e Ukrainës dhe Rusisë, po intensifikohen luftërat tregtare-ekonomike, militarizimi i ekonomive kapitaliste, shenja këto që tregojnë natyrën antisociale dhe parazitare të sistemit kapitalist, i cili gjendet  para një krizë të re, peshat e të cilës do të thërriten përsëri punëtorët për ti paguar, natyrën agresive të imperializmit dhe intensifikimin e antagonizmave imperialiste, që shkaktojnë rreziqe të reja për paqen dhe popujt, e ndjejmë edhe më shumë nevojën që t'i referohemi figurës historike të V. I. Leninit. Një personaliteti që ia kushtoi jetën çështjes së klasës punëtore dhe shtresave të tjera popullore, në luftën për heqjen e shfrytëzimit dhe ndërtimin e shoqërisë socialiste.

Ne nderojmë V. I. Leninin, si themeluesin e partisë bashkëkohore të klasës punëtore, të partisë «të tipit të ri», e cila u nda në mënyrë vendimtare me oportunizmin dhe apostazia e partive të vjetra socialdemokrate. E tillë ishte partia bolshevike, e cila doli në ballë të luftës klasore të proletariatit dhe shtresave të tjera të shtypura popullore të Rusisë. Partia e Leninit, në varësi të rrethanave, përdori të gjitha format e luftës, nuk iu nënshtrua ndalimeve dhe persekutimeve, nuk e humbi pavarësinë e saj ideologjiko-politike dhe kështu e çoi klasën punëtore të Rusisë drejt fitores, me përmbysjen e klasave shfrytëzuese dhe vendosjen e diktaturës së proletariatit, të qeverisë së punëtorëve dhe fshatarëve, në shërbim të interesave të shumicës, të shfrytëzuarve dhe të shtypurve. Sa më sipër kanë ende edhe sot një rëndësie të madhe pasi shohim një sërë regjimesh borgjeze që ndalojnë Partitë Komuniste, vendosin pengesa në veprimin e tyre, dhe madje themelojnë PK të rreme. Veprimet e tyre antikomuniste do të rrëzohen! V. I. Lenini përcaktoi dhe dokumentoi rolin pararojë të Partisë Komuniste, jo vetëm në vendosjen e pushtetit punëtorë, por edhe në ndërtimin e socializmit.

Ne nderojmë V. I. Leninin si teoricienin, i cili, duke marrë parasysh realitetin konkret, zhvilloi më tej pjesët përbërëse të marksizmit - filozofinë, ekonominë politike dhe komunizmin shkencor. Si kundërshtar i çdo shtrembërimi oportunist e revizionist të teorisë dhe praktikës revolucionare, të dogmatizmit dhe iluzioneve parlamentare, pa hequr dorë nga ndërhyrja në parlament. Veprat e tij, të cilat i përmendim këtu si shembuj, si, «Cilët janë miqtë e popullit dhe si i luftojnë ata socialdemokratët?», «Zhvillimi i kapitalizmit në Rusi», «Çfarë të bëjmë?», «Dy taktikat e socialdemokracisë në Revolucionin Demokratik», «Materializmi dhe empiriokriticismi», «Marksizmi dhe revizionizmi», «Kapitullimi i Internacionales së II-të», «Socializmi dhe Lufta» «Për parullën e Shteteve të Bashkuara të Europës», «Imperializmi, faza më e lartë e kapitalizmit», «Shteti dhe Revolucioni», «Tezat e Prillit», «Majtizmi, një sëmundje foshnjore e komunizmit», «Detyrat imediate të pushtetit Sovjetik», «Iniciativa e Madhe», përbëjnë vatra në përhapjen dhe zhvillimin e marksizmit dhe luftës revolucionare. Në përgjithësi, vepra e vlefshme teorike e Leninit vazhdon të ruajë rëndësinë e saj absolute dhe shërben si një "fener" për edukimin dhe veprimin ideologjik dhe politik të çdo brezi të ri revolucionarësh.

Rëndësi të madhe në ditët tona është qasja dhe analiza leniniste e imperializmit, tiparet karakteristike që ajo ka dhe që Lenini nxjerr në pah në veprën e tij mbi kapitalizmin në fazën e tij më të lartë dhe përfundimtare, ku mbizotërojnë monopolet. Vepra leniniste, e cila është veçanërisht e dobishme në një periudhë ku lufta SHBA-Kinë për epërsi në sistemin global kapitalist po intensifikohet, vjen në kundërshtim me identifikimin e imperializmit vetëm me politikën e jashtme agresive ose vetëm me disa shtete të fuqishme kapitaliste, një pikëpamje kjo që është kultivuar me kalimin e kohës nga forcat e oportunizmit.

Ne nderojmë V. I. Leninin si udhëheqësin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit, që tronditi njerëzimin rreth një shekull më parë, të revolucionit fitimtar, që ndriçoi fuqinë e luftës klasore, fuqinë e të shfrytëzuarve dhe të shtypurve, kur ata marrin kauzën e interesave të tyre në duart e veta dhe e rrotullojnë rrotën e historisë përpara, në drejtimin e çlirimit shoqëror, flakëve të tetorit, që çuan dhe përshpejtuan themelimin e një sërë Partive Komuniste, partive revolucionare punëtore.

                Ne nderojmë V.I. Lenini si udhëheqës i shtetit të parë socialist në botë, i cili për herë të parë krijoi pushtetin e punëtorëve të bazuar në institucione të reja revolucionare, siç ishin sovjetët, synoi funksionimin ekonomik të shoqërisë mbi një bazë të re, në bazën e plotësimit të nevojave bashkëkohorë popullore, të zhvillimit të lirë e të shumanshëm të së gjithë njerëzve dhe jo për zhvillimin e fitimeve të pakicës. Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), shteti i parë socialist në botë, i cili u realizua me kontributin e veçantë të V.I. Leninit, duke aplikuar shoqërizimin/socializimin e mjeteve të prodhimit, planifikimin qendror dhe kontrollin punëtor, nxori në pah arritje të reja ekonomike, sociale, politike dhe kulturore të pa para më parë për klasën punëtore dhe shtresat e gjera punonjëse, që patën një ndikim të thellë në zhvillimet historike progresive në mbarë planetin tonë. Ishte BRSS, Ushtria e Kuqe dhe popujt, lëvizjet partizane me komunistët në krye, që fituan mbi fashizmin, të cilin e lindi kapitalizmi. Ne këtë vit do të përkujtojmë 80-vjetorin e kësaj Fitoreje, duke hedhur poshtë synimet e fuqive borgjeze, që luftuan dhe ende luftojnë kundër socializmit, për ta uzurpuar këtë fitore. BRSS ishte mbështetje për popujt në luftën për socializëm dhe paqe, duke theksuar se këto janë të ndërlidhura. Asnjë «botë multipolare», asnjë «arkitekturë botërore» e re nuk mund të garantojë paqen dhe sigurinë për popujt, pavarësisht deklaratave të ngjashme borgjeze, që riprodhojnë edhe oportunistët. Zgjidhja qëndron në intensifikimin e luftës klasore për shkëputje nga organizmat imperialiste, siç janë NATO, BE etj., kundër luftës imperialiste dhe “matricës” që e lind atë, pra sistemit kapitalist.

Ne nderojmë V.I. Leninin si internacionalist të madh, liderin, që ngriti lartë flamurin e internacionalizmit proletar, kundër qëndrimit tradhtar të Internacionales së II-të gjatë Luftës së Parë Botërore imperialiste, kundërshtoi nacionalizmin borgjez dhe pikëpamjet e tjera borgjeze si kozmopolitanizmi i kapitalit, kontribuuesin në themelimin e Internacionales së III-të Komuniste, e cila pati një kontribut të madh në lëvizjen punëtore dhe komuniste botërore, që edhe sot përbën burim kryesor për nxjerrjen e konkluzioneve të dobishme nga përvoja që grumbulloi ajo nga aktiviteti i saj. Qëndrimet e Leninit mbi kolonializmin i shtynë komunistët të kuptojnë çështjen e kolonive dhe i frymëzuan ata të udhëheqin betejat anti-koloniale, si në shtetet koloniale ashtu edhe në shtetet e kolonizuara.

Ne nderojmë V.I. Lenini si kundërshtarin e palodhur dhe konsekuent kundër luftës imperialiste, mbrojtësin e luftës së popujve për çlirim kombëtar e social, drejtësi sociale, paqe dhe socializëm.

Kundërrevolucioni dhe restaurimi kapitalist nuk mund të fshehin arritjet e socializmit. Katastrofat dhe padrejtësitë që po përjetojmë, problemet e acaruara dhe vuajtjet e klasës punëtore, të vetë-punësuarve të qytetit, të fermerëve dhe popujve në përgjithësi të shkaktuara nga shfrytëzimi dhe shtypja kapitaliste, theksojnë domosdoshmërinë dhe koherentësinë e socializmit sot në të gjithë botën.

Partitë Komuniste dhe Punëtore denoncojmë tek punëtorët dhe rinia “valën” e heshtjes si dhe të deformimit reaksionar e antikomunist që është lëshuar në mbarë botën nga forcat politike që u shërbejnë interesave të kapitalit, kundër V.I. Leninit. Në veçanti, ne dënojmë përpjekjet e klasave borgjeze të Ukrainës, Rusisë dhe shteteve të tjera që dolën nga shpërbërja e BRSS dhe demonizojnë Leninin. Ne luftojmë për vazhdimin e veprës së tij, dhe jemi të përkushtuar që të vazhdojmë ta mbrojmë dhe përhapim trashëgiminë e tij dhe u bëjmë thirrje punëtorëve dhe popujve që të mësojnë prej saj»

Parties signing the Joint Stetement

  1. Algerian Party for Democracy and Socialism (PADS)
  2. Argentinian Communist Party
  3. Party of Labour of Austria
  4. Progressive Tribune, Bahrain
  5. Revolutionary Brazilian Communist Party
  6. Communist Party of Canada
  7. Communist Party of Denmark
  8. Communist Party of El Salvador
  9. Communist Workers' Party – For Peace and Socialism (Finland)
  10. Communist Revolutionary Party of France
  11. Revolutionary Communist Party - Communists (France)
  12. Communist Party (Germany)
  13. Communist Party of Greece
  14. Workers Party of Ireland
  15. Communist Front (Italy)
  16. Socialist Movement of Kazakhstan
  17. Communist Party of Mexico
  18. New Communist Party of the Netherlands
  19. Communist Party of Pakistan
  20. Palestinian Communist Party
  21. Philippines Communist Party [PKP 1930]
  22. Communist Party of Poland
  23. Romanian Socialist Party
  24. Communist Party of the Soviet Union
  25. Communist Party of the Workers of Spain
  26. Communist Party of Sweden
  27. Swiss Communist Party
  28. Syrian Communist Party
  29. Communist Party of Turkey
  30. Union of Communists of Ukraine
  31. Communist Workers' Platform USA
  32. ML-Today, USA
  33. Communist Party of Venezuela

 

The Joint Statement is open for further subscriptions

.