Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Vendim i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për zhvillimet rreth çështjes së Qipros dhe qëndrimet e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)
29/10/2016
KQ i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) u mblodh dhe shqyrtoi zhvillimet e përgjithshme në çështjen e Qipros nën prizmin edhe të situatës së re. Përfundoi në vendimin e mëposhtëm:
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ndjek, shqyrton dhe mban qëndrim me përgjegjësi ndaj çështjes së Qipros. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm në denoncimin e pushtim – okupimit Turk, në theksimin e karakterit ndërkombëtar të këtij problemi, në shprehjen e solidaritetit internacionalist ndaj klasës punëtore dhe shtresave popullore të Qipros, ndaj Grekoqipriotëve dhe Turkoqipriotëve, ndaj Armenëve, Maronitëve dhe Latinëve.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) lufton kundër planeve negative për popujt, që janë shpalosur në kuadër të antagonizmave të klasave borgjeze të Greqisë, Turqisë dhe Qipros, si dhe rolin negativ e të rrezikshëm që luajtën historikisht, dhe që ende po e luajnë sot, SHBA-të, Britania, NATO dhe BE-ja, në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Qipros.
Problemi, i pazgjidhur për 42 vjet, një problem pushtimi – okupimi ka kaluar sot në një fazë të re të intensifikimit, për shkak të operacioneve imperialiste ushtarake në rajon dhe të kontradiktave ndër-imperialiste rreth tubacioneve të transportit të naftës dhe të gazit natyror, për rrugët e transportit të mallrave etj. Si Greqia dhe Turqia, ashtu edhe Qiproja, të gjithë kanë të instaluar baza ushtarake, d.m.th kanë dhënë territor për bazat e SHBA-ve NATO-s dhe për baza ushtarake Britanike, të cilat edhe sot luajnë një rol të madh në rajon për operacionet luftarake imperialiste.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është në konflikt me nacionalizmin borgjez, i cili shpreh vetëm interesat e klasës borgjeze. Fakti që partitë borgjeze dhe qelizat e shtetit borgjez kanë pasur dhe kanë çdo interes që të nxisnin mes popujve urrejtje dhe konfrontime nacionaliste dhe shoviniste, në mënyrë që planet e tyre gjithmonë të mund të lehtësohen në sfondin e kontradiktave ndër-imperialiste, ose, në raste të tjera, në nxitjen e kozmopolitizmin borgjez, nuk duhet të mashtrojnë popujt. Që të dyja këto zgjedhje (anët e ndryshme të së njëjtës monedhë) më së fundi i shërbejnë përçarjes në mënyrë të hapur apo të kamufluar.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE), përtej çështjeve parimore, ka interes të veçantë, pasi që nga fillimi i viteve 1950, Çështja e Qipros është e lidhur ngushtë me politikën e jashtme të qeverive greke dhe kishte si rezultat, me forma të ndryshme, direkt dhe indirekt, të veprojë si faktor që ndikon në zhvillimet e brendshme në Greqi.
Kontradiktat midis qeverive, por dhe brenda BE-së dhe NATO-s, aleanca të ndryshme që janë krijuar përkohësisht apo jo, nuk kanë asnjë lidhje me interesat e popujve dhe solidaritetin internacionalist mes tyre. Sot, më shumë se më parë, këto zhvillime çojnë shumë shpejt në përçarje dhe në krijimin, në thelb, të dy shteteve, një plan ky që ka ekzistuar për shumë vite më parë dhe u pengua përkohësisht në vitin 2004 me votën kundër "Planit Anan", plan i cili e përfshinte këtë zhvillim.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ishte e vetmja forcë politike në Greqi që me vendosmëri dhe në mënyrë të qartë denoncoi "Planin konfederalë, përçarës të Ananit" dhe mbështeti JO-në e popullit qipriot në referendum përkatës në Prill të vitit 2004. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ishte e vetmja parti në Parlamentin grek që organizojë protesta kundër këtij plani dhe për shkak të presionit të ushtruar nga ajo u pengua deklarata e përbashkët në favor të "Planit Anan" në takimin e liderëve të partive të udhëhequr atëherë nga Presidenti i atëhershëm i Republikës në Greqi.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shqyrton zhvillimet me kriter interesat punëtore – popullore dhe përqendron vëmendjen e saj në çështjet e mëposhtme në lidhje me problemin e Qipros.
Së pari, KQ i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) vë në dukje se, pavarësisht nga kompromiset e palës grekoqipriote, Turqia dhe pala turkoqipriote riciklon qëndrime të rrezikshme, të cilat përjetësojnë pasojat e pushtim – okupimit dhe nxitin përçarjen e Qipros.
Konkretisht:
Më 3 Tetor 2014, dhe ndërsa bisedimet e dy komuniteteve ishin duke u zhvilluar, autoritetet turke lëshuan "një direktivë për të mbyturit", e cila synonte në angazhimin e një zone të madhe të Zonës Ekskluzive Ekonomike (EEZ) të Qipros, për kërkime sizmike nga anija turke "Barbaros".
Pala Turke / Turkoqipriote argumentonte se shteti përbërëse turko-qipriot do të jetë vazhdimi i "Republikës Turke të Qipros Veriore" (RTQV). z. Akinxi (Prill 2015) foli për "dy shtete të barabarta".
Në Korrik 2015, në periudhën e raundit të 3-të të lëshimit të territoreve energjetike detare ndaj grupeve monopoliste, pala turke reagoi fort në lidhje me territorin e 6-të të EEZ-së së Qipros, refuzojë të drejtat sovrane dhe shpalli pretendime provokuese.
z. Akinxi (Mars 2016) deklaroi se "nuk mund të ketë zgjidhje pa garancinë e Turqisë", etj.
z. Erdogan, në deklaratat e tij për sa i përket çështjes Territoriale, tha se Turqia nuk është e gatshme ta kthejë zonën e okupuar të Morfu-së.
Konkluzion, euforia që kultivohet për zgjidhje në çështjen e Qipros nuk qëndron në baza reale. Problemet, të cilat kanë çuar në situatën e sotme, në vazhdimësinë e regjimit okupues, mbeten.
Politika që ndjek qeveria e Qipros ecën në shinat që çuan në "planin përçarës të Ananit", i cili nuk ishte as i drejtë, dhe as i qëndrueshëm dhe promovimi i këtij plani ngatërronte popujt e Greqisë dhe Turqisë në aventura të reja.
Pritjet për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, të cilat janë duke u nxitur nga qeveritë e Greqisë dhe Qipros, nuk burojnë nga të dhëna reale. Vetë deklarata e përbashkët e Anastasiadhis – Eroglu (Shkurt 2014) dhe pozicioni themelor për Dy Shtete Përbërëse lëvizin në drejtimin e një zgjidhjeje konfederale, përçarëse.
Ndërhyrjet sistematike të SHBA-ve dhe BE-së, që të përshpejtohen bisedimet dhe të firmoset marrëveshja, synojnë krijimin e një akti të kryer, me qëllim që të hapet rruga për shfrytëzimin e depozitave energjetike të Ishullit për të mirën e interesave të klasave borgjeze dhe të planeve euroatlantike.
Ata kanë si qëllim të tyre përdorimin e pozitës gjeostrategjike të Qipros në antagonizmat e SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së me Rusinë, në kontekstin e mprehjes së përgjithshme të kontradiktave ndër-imperialiste që janë shfaqur në rajonin tonë, ku aty bëhen luftërat imperialiste në Siri, në Irak, në Libi.
Zhvillimet janë shumë të rrezikshme. Antagonizmat acarohen dhe janë të lidhura se cili planifikim energjetik do të mbizotërojë për shfrytëzimin dhe transportin e gazit natyror të Qipros dhe të burimeve të tjera të energjisë nga Mesdheun Juglindore drejt Europës.
Situata komplikohet nga qasja e Turqisë – Izraelit, planet e Greqisë dhe Qipros me të Izraelit dhe të Egjiptit. Grupet e mëposhtme monopoliste janë të përfshirë në të gjitha këto plane: DELEK, EXXON Mobil - QATAR PETROLEUM, ENI - TOTAL, STATOIL dhe CAIRN - DELEK - AVNER etj.
Zhvillimet konfirmojnë se në çdo fazë historike, ecuria e "problemit të Qipros", është e lidhur me konkurrencën ndër-imperialiste për burimet natyrore dhe shfrytëzimin e pozitës strategjike gjeografike të Qipros dhe klasat borgjeze të Britanisë, Turqisë, Greqisë dhe Qipros mbajnë përgjegjësi të veçanta. SHBA-të, NATO dhe BE-ja janë të përfshirë thellë dhe mbajnë përgjegjësi për krijimin, mbajtjen dhe acarimin e problemit të Qipros.
Anëtarësimi i Qipros në BE jo vetëm që nuk çojë në sigurimin e një entiteti shtetëror të bashkuar qipriot në dobi të popujve të saj në përgjithësi, siç argumentonin mbështetësit e aleancës europiane të ujqërve, por në realitet u provua se është një faktor shtesë që krijon vështirësi, duke hedhur poshtë pritjet që u kultivuan gjatë këtyre viteve.
Së dyti, në lidhje me Federatën Dy-komunitare – Dy-zonale, të cilën sot e shfaqin si "zemra" e zgjidhjes së problemit të Qipros, ne vëmë në dukje se që nga dhjetëvjeçari i viteve ‘60, borgjezia turke, në mënyrë metodike dhe të planifikuar, përpiqej për të krijuar akte të kryera për krijimin e dy shteteve, duke shfrytëzuar problemet e marrëveshjeve të Zurihut-Londrës, qëndrimin për bashkimin e Qipros me Greqinë, aktivitetet e forcave nacionaliste, nga të dyja anët, dhe aq më shumë grushtin e shtetit që u organizua në Qipro me përgjegjësinë e juntës ushtarake të Greqisë.
Gjatë viteve 1960, është përdorur metoda e formimit të qelizave dhe u dërguan turko-qipriotë në zona të veçanta në mënyrë që të formojnë një zonë territoriale turkoqipriote, dhe synimet turke përfunduan me invadimin dhe okupimin, me "Attila 1" dhe "Attila 2", në Korrik dhe Gusht të vitit 1974 respektivisht.
Pas pushtimit, shteti turk ka punuar në mënyrë sistematike për të imponuar qëndrimin e një Federatë Dy-komunitetesh – Dy-zonale dhe arriti që ky qëndrim të përfshihej -si një kompromis- në materialet e bisedimeve, si një bazë nga ana e saj, për një zgjidhje përçarëse, konfederale, dy shtetesh.
Në vitin 1983, u shpall "Republika Turke e Qipros së Veriut" dhe ky pseudo-shtet u shfrytëzua edhe një herë për të krijuar një akt të kryer.
Në praktikë, vërtetohet se një qëndrim taktike, një "kompromisi i fund së fundit" e palës grekoqipriote, e cila çoi në qëndrimin për një Federatë Dy-komunitare – Dy-zonale, më vonë u transformua në një qëndrim parimor dhe bazë themelore për zgjidhjen e Çështjes së Qipros.
Së treti, tipar gjithashtu karakteristik në këto zhvillimeve është nënvlerësimi i karakterit ndërkombëtar i çështjes së Qipros, si një problem pushtimi dhe okupimi, prioritetin e brendshëm (të qeverisjes, etj.) ndaj atyre ndërkombëtare (tërheqjen e trupave pushtuese, të drejtat e ndërhyrjes së shteteve të tjera, bazat ushtarake britanike etj.).
Qëndrimi i Qipros në BE, mirëmbajtja e bazave ushtarake britanike dhe të forcave ushtarake pushtuese, të cilat lidhen me korrelacione më të pafavorshme ndërkombëtare të forcave në lidhje me zgjidhjen e problemit të Qipros, janë marrë si një gjë e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve të kryerjes së bisedimeve.
"Plani Anan" bëri të qartë se çështja e organizimit të shtetit (dy shtete), nuk është një aspekt i ngushtë dhe i brendshëm, por është e ndërlidhur me çështje që kanë të bëjnë me aspektet ndërkombëtare të problemit të Qipros, me përfshirjen e BE-së dhe të shteteve të fuqishme imperialiste.
Në bazë të përvojës që është akumuluar, zhvillimet në çështjen e Qipros duhet të trajtohen nga pikëpamja e rolit që Qiproja dhe Shtetet Përbërëse, mund të luajë në një rajon me konkurrencë intensive ndër-imperialiste, kontradikta etnike etj., në kushtet e luftës imperialiste në Siri, Libi dhe Irak, të problemeve serioze në marrëdhëniet greko-turke, me sfond politikën e Turqisë në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan, strategjinë e Greqisë për zgjerimin gjeopolitik në emër të monopoleve.
Zgjidhja përçarëse e çështjes së Qipros është një zhvillim shqetësues ndërkombëtarë, sepse, pavarësisht nga fakti se ajo nuk garanton një zgjidhje praktike në favor të popullit të Qipros, në praktikë mund të lidhet me një acarim të ri të kontradiktave në Mesdheun Lindor, me pasoja shumë negative për popujt në rajon.
Një tipar tjetër karakteristik, i bisedimeve mes Anastasiadhis-Akinxiut, është praktika që i jep prioritet çështjeve p.sh të qeverisjes, të ekonomisë, të BE-së etj., duke minimizuar dhe duke i lënë në fund të bisedimeve çështjet që kanë një pozitë qendrore në lidhje me pasojat e pushtimit - okupimit Turk.
Për shembull:
-- Okupimi i territoreve, qyteteve, fshatrave, pronësive, në kombinim edhe me problemin e refugjatëve.
-- Tërheqja e forcave ushtarake pushtuese turke nga Qipro.
--Problemi i banorëve të cilët marrin shtetësinë, në mënyrë që të ndryshojë përbërja e popullsisë dhe të përforcohen aktet e kryera.
Në lidhje me çështjen e garancive është hapur diskutimi për çështjen e zëvendësimit të fuqive garantuese (Turqia, Greqia, Britania e Madhe.) nga një aparat i BE-së ose të NATO-s, apo nga një forcë policore, ushtarake nga shtete të ndryshme, vazhdimi i qëndrimit të forcave ushtarake të Turqisë, duke përjetësuar problemin.
Për këtë çështje duhet të merret në konsideratë se bashkë me Kushtetutën e vitit 1960 u nënshkruan dhe tre traktate ndërkombëtare.
-- "Traktati i krijimit", që parashikon edhe ekzistencën e dy bazave ushtarake britanike.
- "Traktatin e garancisë", që përfshin të drejtën e fuqive garantuese të "ndërhynë me qëllim ri-vendosjen e gjendjes së përcaktuar nga Traktati i pranishëm në Ishull".
- "Traktati Aleancës" që autorizon Greqinë dhe Turqinë "të ndërmarrin veprime për të zmbrapsur çdo sulm kundër pavarësisë dhe integritetit territorial të Qipros".
Prandaj, kontrasti në regjimin e garancive duhet të shoqërohet me kërkesën e anulimit të këtyre kushteve, diçka që nuk është bërë as nga qeveria greke, as nga pala e Qipros.
Së katërti, Partia Komuniste e Greqisë (KKE), menjëherë pas nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët të Anastasiadhis - Eroglu, në Shkurt 2014, e përqendrojë vëmendjen e kritikës së saj në "DY SHTETET PËRBËRËSE" që përbën një zgjidhje konfederale, përçarëse.
Përveç shtetit federal, secili prej shteteve përbërëse (në bazë të mbetjeve të pushteteve dhe në praktikë përtej nga ato) do të ketë kushtetutën e vet, aparatin shtetëror të vetin, parlamentin e vet, qeverinë dhe këshillin e ministrave të vet, policinë e vet, flamurin dhe himnin e vet, buxhetin e vet të shtetit, politikën e vet për arsimin, shëndetësinë, pensionet, etj.
Pra, pretendimi se "Federata Dy-komunitare - Dy-zonale" me dy Shtete Përbërëse që ofron një sovranitet të vetëm, një shtetësi të vetme dhe një personalitet të vetëm ndërkombëtar nuk ka asnjë bazë, nuk qëndron.
"Masat garantuese", që i shfaqin në kuadër të kompetencave të shtetit federal, objektivisht nuk munden të zgjidhin problemin. Aq më tepër kur Turqia flet për "partneritetin mes dy shteteve" dhe përmend se shteti turkoqipriot do të jetë vazhdimi i "Republikës Turke të Qipros së Veriut".
Në praktikë, Shteti Përbërës Turkoqipriot, i lidhur fortë me shtetin borgjez turk, do të zbatojë politikën e vet, edhe më shumë se kompetencat që parashikon mbetja e pushteteve që do ti japi Kushtetuta Federale.
Në bazën e dy shteteve përbërëse, parimi i "Një Personaliteti Ndërkombëtar" nuk do të ketë bazë zbatuese, për problemet e vështira të ndërlikuara ndërkombëtare.
Si p.sh do të zbatohet "parimi" në marrëdhëniet greko-turke, në rastin e refuzimit turk të ZEE-së greke dhe të kufijve detar, ndaj qëndrimeve të papranueshme për "zonat gri", ndaj qëndrimit të Presidentit turk Erdogan mbi refuzimin e Traktatit të Lozanit?
Cili do të jetë qëndrimi, në qoftë se acarohet situata në Egje, në Mesdheun Juglindor?
BOSHTET KRYESORE TË POZITËS SË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)
Baza mbi të cilën mbështetet qëndrimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) është interesi i përbashkët i popullit punonjës të Qipros, nevoja për tu koordinuar lufta e klasës punëtore dhe e shtresave popullore të Qipros, Turqisë dhe Greqisë, përballja me regjimin që shkaktoi pushtim - okupimi nga pikëpamja e luftës së klasave në perspektivën e çlirimit nga prangat e shfrytëzimit kapitalist.
Konkretisht, qëndrimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për problemin e Qipros është përcaktuar nga boshtet e mëposhtme.
Problemi i Qipros është një problem ndërkombëtar, i pushtimit dhe okupimit të pjesës veriore të Qipros nga Turqia. Ajo mban vulën e ndërhyrjes së NATO-s dhe të planeve të përgjithshme imperialiste në rajon. Karakteri ndërkombëtar gjithashtu del edhe nga vendimet përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ne jemi në favor të tërheqjes së forcave pushtuese dhe të së gjitha forcave të tjera të huaja ushtarake nga Qipro dhe në përgjithësi mbështesim eliminimin e pasojave të okupimit turk, fundin e kolonializmit, të drejtën e refugjatëve për t'u kthyer në shtëpitë e tyre dhe tërheqjen e kolonëve, duke marrë parasysh kriteret sociale dhe humanitare.
Ne mbështesim mbylljen e bazave ushtarake britanike dhe heqjen e statusit të veçantë që kanë gëzuar për kaq shumë vite këto forca.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) konsideron se lufta e klasës punëtore dhe e shtresave popullore duhet të ketë synim një Qipro në të cilën pronar të saj do të jetë populli i saj, Grekoqipriotët dhe Turkoqipriotët, Armenët, Latinët dhe Maronitët. Një Qipro e bashkuar, e Pavarur, me Një Sovranitet të Vetëm, një Shtetësi dhe Personalitet Ndërkombëtar, pa baza dhe trupa ushtarake të huaja, pa garantues dhe mbrojtës të huaja.
Për Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), një Qipro e bashkuar do të thotë:
--Formimi i Bashkuar Shtetëror: Një shtet dhe jo dy shtete.
--Të drejtë për lëvizje të lirë, vendbanimi dhe qëndrimi të familjeve punëtore - popullore, në të gjitha zonat e Ishullit, pa kushte dhe angazhime, pavarësisht nëse është Turkoqipriotët, Grekoqipriotë, Armen, Maronit apo Latin.
--Sigurimin e të drejtave në punë, në sigurimet shoqërore, të drejtat sociale, pa diskriminime. Respektim për të drejtën e të gjithë njerëzve që të flasin gjuhën e tyre dhe për fëmijët e tyre të të arsimohen. Respekti për zgjedhjet fetare dhe traditat kulturore.
Mbi këtë bazë, qëndrimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për një Qipro të Bashkuar lufton kundër nacionalizmit dhe getos që shkaktohet nga "dy-zonaliteti" dhe nga dy "Shtetet Përbërëse", dhe shpreh nevojën për organizimin dhe luftën e përbashkët të klasës punëtore dhe shtresave të popullore të Qipros, të Grekoqipriotëve dhe Turkoqipriotëve, Armenëve, Latinëve dhe Maronitëve, kundër klasës borgjeze, kundër BE-së, kundër NATO-s.
Konflikti kundër shfrytëzimit kapitalist dhe konfrontimi ndaj agresivitetit të kapitalit, lufta për qëllimet që u shërbejnë nevojave bashkëkohore popullore, aq më tepër sot në kushtet komplekse të acarimit të antagonizmave ndër-imperialiste dhe të luftërave imperialiste në rajonin tonë, kërkojnë shfrytëzimin e përvojës që është akumuluar, forcimin e internacionalizmit proletar dhe koordinimin e luftës së klasës punëtore dhe të shtresave popullore në Greqi, në Qipro, në Turqi dhe të popujve të tjerë të rajonit.
Në përgjithësi, lufta e përbashkët e koordinuar e klasës punëtore dhe e shtresave popullore në Greqi, Qipro, Turqi dhe të popujve të tjerë të rajonit duhet të drejtohet kundër monopoleve dhe sistemit shfrytëzues, për pushtetin punëtor – popullor dhe socializimin (shoqërizimin) e pasurisë së tyre, për shkëputje nga organizmat imperialiste, nga BE-ja dhe NATO, në formimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilat do të bazohet në përfitimin reciprok. Kjo është bazë për marrëdhënie të barabarta ekonomike në të mirë të popujve të subjekteve të ndryshme shtetërore.
Tetor 2016
Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)