Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Të pa fajshëm u gjykuan 35 sindikalistet e PAME. U zbuluan provokimet dhe akuzat e fabrikuara

Të pa fajshëm u gjëndën 35 sindikalistët e PAME (Frontit Mbarpuntor Luftarak) , të cilët u gjykuan më 20/Dhjetor, sepse në gjyqin që u bë,  janë hedhur poshtë plotësisht akuzat e fabrikuara, të cilat ishin ngritur nga qeveria kundra tyre me synim penalizimin e aktivitetit sindikal dhe terrorizmin e punëtorve. Në orët kur gjyqi po mbahej, ndërtesa e gjykatës ishte e mbushur plot, brenda dhe jashtë,  nga punëtor dhe sindikalist që ishin mbledhur për të shprehur solidaritetin e tyre.

Kuadrot e PAME ishin të akuzuar për  "prishje të qetësisë e shërbimit publik", në kuadër të demostratës të organizuar nga federata dhe sindikata, në 30 Janar 2013, në Ministrinë e Punës,  për të protestuar kundër deklaratës provokuese të Ministri të Punës , Jani Vruci,  i cili kishte thënë se sistemi i sigurimeve shoqëror - "është bazuar në rushfete dhe marrëdhënie klienteliste".

Qeveria u përpoq  atëherë të ngrinte një provokim që të akuzojë sindikalistët për shkaktim  dëmesh në zyrën e ministrit. Për këtë qëllim, shumë orë pas arrestimit të sidikalistve nga forcat speciale të resepsionit shtetëror  që pushtuan ndërtesën atë ditë, Ministria e Punës publikoj fotografi me dëmtime, të cilat gjoja ndodhën gjatë protestës të PAME.  Por si ç’u vërtetua, edhe nga materialet fotografike, ka pasur një lëvizje graduale të mobiljeve në zyrën e ministrit, e cila ka ndodhur disa orë pasi sindikalistët e kishin lënë ndërtesën.

Gjatë procedurës dëgjimore, akoma edhe dëshmitarët që akuzonin-  sekretar dhe punonjës të Ministrisë- nuk vërtetuan aspak akuzat me të cilat akuzoheshin kuadrot e PAME. Ky fakt u theksua prerazi nga avokatët mbrojtës të kuadrove të lëvizjes klasore.

Agjel Vreto, avokati i sindikalistve, pas përfundimit të gjyqit deklaroj në mënyrë  karakteristike: "Për  sa i përket procedurës së dëgjimit dhe nga të gjithë dëshmitarët, akoma dhe atyre të Ministrisë, akuzat e fabrikuara, plotësisht dhe triumfalisht, u hodhën poshtë dhe ishte shumë e qartë se gjykimi kishte karakteristika politike dhe të dhëna të tilla për të goditur punëtorët të cilët rezistojnë."

Aktgjykimi i pafajshëm u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga të grumbulluarit jashtë ndërtesës Nr.2 të gjykatave. Në fjalën e tij , Jorgo Pero, anëtar i Sekretariatit Ekzekutiv të PAME, i cili ishte një nga të 35 të akuzuarit , tha:

"Fillimisht, ne duam të falënderojmë të gjithë shokët dhe bashkëluftëtarët e lëvizjes luftarake të avukatve,  të cilët na qënduan pranë që nga momentet e para e deri në fund. E dëgjuat, sa na ju ishit brenda, dhe të tjerët që u informuat, se edhe këtu, akuzat janë hedhur poshtë triumfalisht, siç tha edhe shoku avokat.

Megjithatë, mos të përqëndrohemi aty. Ç
farë duam të theksojmë? Diçka themelore. Rrota e luftës së klasave nuk do të ndalet, sa do pengesa që të vendosin.  Nuk do mundet të ndalet dhe sikur dhe njerëz të tjerë të zvaritin në për gjyqe. Nuk do të ndalet edhe sikur të sjellin edhe dënime për kryesinë e lëvizjes klasore. Nuk do të ndalet,  si për shumë dekada ajo nuk u ndal  pavarsisht se kanë përdorur metoda na më të ndryshmet.  Përgjigja jonë përball dogmës së qeverisë  "ligj dhe rend" është: Ligj është e drejta e punëtorit dhe jo fitimet e borgjezit.

Ne mendojmë se pjesëmarrja masive, solidariteti, i cili u shpreh gjatë gjithë kësaj periudhe dhe duhet të vazhdojë, ndihmoi në rezultatin e sotëm. Ka akoma disa gjyqe akoma, do të thonim disa dhjetra gjyqe në pritje në të gjith Greqinë, kundër sindikatave klasore, kuadrove dhe punëtorëve. Kështu do të shkojnë në këto gjyqe. Me solidaritet, me pjesëmarrje,  me vendosmëri, me militarizëm.  

Kjo është rruga që na i basuan punëtorët,  kemi përgjegjësi të madhe për ta dhe nuk duhet të tërhiqemi në asnjë çast.

Duke ikur që këtu, ne mendojmë se duhet të shkojmë e të gjejmë të gjith ata që jemi bashk ç’do ditë.  Të gjejmë vëllezërit tanë, punëtorët.  Kjo eshtë mbështetja jonë.  Kjo është mburoja jonë kundër represionit shtetëror dhe terrorizmit borgjez.
 Pra, ne duhet të punojmë me puntor dhe puntoret. Kjo është jeta jonë,  kjo është jeta e sindikatave tona,  kjo është jeta e lëvizjes sonë.

Para nesh kemi fronte të vështira.  Frontin e shëndetit , frontin e konventës se punës,  frontin e madh të të papunëve.  Dhe, mos harojmë, se kemi dhe çësshtjen e madhe për të cilën jemi sot këtu, Sigurimet Shoqërore.  Të organizojmë luftën.  Para nesh kemi aktivitete.  Sindikatat para tyre kanë shumë punë për të bërë.

  Dhe meqënse vinë dhe festa,  jo me mënyrën tipike por në thelb, të gjëndemi në krah të kolegve tanë, në krah të të papunëve.  Të luftojmë për kërkesat e tyre, ti ndërhyjmë qeverisë, në mënyrë që këta njerëzit të mund të jetojnë.  Të mbështesim të papunët. E drejta për punësim na intereson të gjithve.  Dhe, kryesisht të gjitha këto që ne jemi duke luftuar i interesojnë brezit të ri, fëmijëve tanë.  Ne kemi një detyrim të madh ndaj tyre. Përpara, me forcë ,  që të luftojnë në betejat që do të vijnë.  Dhe siç thotë kënga , ne e përsërisim:                          "mos prisni të përulemi për asnje moment. " _