Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

SHPALLJE E ZYRËS SË SHTYPIT

PËR ORGJINË E SOTME AUTORITARITARE QEVERITARE

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon orgjinë e sotme të autoritarizmit qeveritar, dhunën policore dhe represionin.

Përballë një tubimi i cili mbante në mënyrë shembullore masat e mbrojtjes së shëndetit publik, qeveria dhe policia iu përgjigjën me sulme të panevojshme dhe të paprovokuara, duke rethuar deputetët dhe drejtuesit e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), vetë Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë, me dhjetra arrestime të protestuesve.

Qeveria ka përgjegjësi historike dhe kriminale. U vërtetua plotësisht se mbrojtja nga pandemia ishte vetëm një alibi, pasi të parët që injoruan në mënyrë provokuese masat e mbrojtjes ishin qeveria, shteti dhe mekanizmat e represionit.

Synimi i qeverisë tani është mëse i qartë edhe për më skeptikët. Qeveria synon, me skena të konfliktit që ajo vetë realizon, të fshehë përgjegjësitë e saj për shembjen e sistemit shëndetësor publik dhe për mungesat e masave të nevojshme, që kushtojnë mijëra raste dhe dhjetëra vdekje çdo ditë. Gjithashtu, qeveria donte, që me pretekstin e pandemisë, të hiqte qafe mesazhin militant dhe kryengritës të Politeknikut.

Qeveria theu qafën në këtë synim! Autoritarizmi dhe ndalimet e qeverisë u shfuqizuan në praktikë. Edhe tubimi u zhvillua, edhe marshimi jashtë ambasadës Amerikane u krye. Madje dhe me respektimin shembullor të të gjitha masave për mbrojtjen e shëndetit publik.

Tani dhe menjëherë të lirohen të gjithë të arrestuarit. Qeveria do të na gjejë çdo ditë para saj, në luftën për shëndetin, për jetën, për punën me të drejta.

 

Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

17 Nëntor 2020