Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Forcojmë luftën kundër luftës imperialiste dhe përfshirjes së vendit tonë
Me pjesëmarrje masive dhe impuls u realizua në dt.15/12 në Athinë aktiviteti i Organizatave të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Atikë kundër luftës imperialiste dhe pjesëmarrjes së Greqisë.
Aktiviteti filloi me përshëndetje nga Jani Dunjadhakit, Nën/Admiral (në pension) i Marinës Luftarake, dhe më pas fjalimi i Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të KKE, Dhimitri Kucuba.
Në këtë aktivitet folën, gjithashtu dhe Bagdash Amar, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Siriane, Viktor Tioulkin, Sekretar i Parë i KQ të Partisë Komuniste Punëtore të Rusisë dhe Qemal Okujan, Sekretar i KQ të Partisë Komuniste të Turqisë.
FJALIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KQ TË KKE DHIMITRI KUCUBA NË AKTIVITETIN E ORGANIZATAVE TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) NË ATIKË ME TEMË: "FORCOJMË LUFTËN KUNDËR LUFTËS IMPERIALISTE " (E MARTË 15 DHJETOR 2015)
Miq dhe mikesha,
Shokë dhe shoqe,
Sot ky manifestim internacionalist i Organizatave të Partisë tonë në Atikës, me pjesëmarrjen edhe të shokëve tanë nga Siria, Turqia dhe Rusia, realizohet në një situatë shumë të ndërlikuar dhe të rrezikshme ndërkombëtare për të dërguar një mesazh solidariteti internacionalist dhe militant nga Athina për të gjithë botën.
Komunistët në Greqi, Siri, Turqi dhe Rusi, komunistët në të gjithë botën, mundemi dhe duhet të informojë punëtorët për zhvillimet dramatike ndërkombëtare, të ndriçojmë shkaqet e tyre, por dhe për të organizuar luftën e pavarur të klasës punëtore, të popujve kundër shkaqeve që po shkatërrojnë të tashmen dhe të ardhmen e tyre.
Sepse lufta, që këtu e pesë vjetë është ndezur në Siri dhe i ka kushtuar jetën qindra e mijëra njerëzve, dhe miliona të tjerë i ka ç’rrënjosur nga streha e tyre, nuk mund të mënjanohet nga zhvillimet e përgjithshme, nga agresioni imperialist kundër popujve dhe antagonismat.
Thanë shumë gënjeshtra këto vitet e fundit, për të justifikuar ndërhyrjet imperialiste në Jugosllavi, Afganistan, Irak, Libi dhe në Siri.
Një herë flitet për "të drejtat e minoriteteve", herë tjetër për "armët e shkatërrimit në masë" ose të ashtuquajturën "luftë kundër terrorizmit"!
Dhe kjo ndoll kur janë mëse të ditura "fijet" që lidhin krijesën monstruoze kriminale të ashtuquajturit "Shteti Islamik", me krijuesit e tij, imperialistët dhe aleatët e tyre.
Madje nuk hezituan, në të gjitha këto vite, të mbështesin se monarkitë reaksionare të shteteve të Gjirit, na qënkan të interesuara dhe "kanë një dhimbje në shpirt", për "të drejtat demokratike në Siri"!
Tani na thonë se ndërhyrja imperialist në Siri do të jetë në gjendje të frenojë valën e refugjatëve në Europë. Gënjejnë për të shumtën herë!
Dhe prova më e qartë për këto që thonë janë vetë të njëjtat fakte, që tregojnë se ndërhyrja imperialiste dhe pushtimi i Afganistanit dhe Irakut, por edhe ndërhyrja në Libi, jo vetëm që nuk e ndalën emigrimin, por përkundrazi, e shumfishuan atë.
Pra ata shesin, "krunde për miell" hedhin slogane propagandistike, organizojnë provokime, marrin pjesë në pajisjen ushtarake të kriminelëve të SH.I-së (Shtetit Islamik), kanë marrëdhënie ekonomike me "terrorizmin", të gjithë ata që i bëjn thirrje popullit tonë dhe popujve të tjerë, me një pretekst ose me tjetërin, për të pranuar pjesëmarrjen e vendeve tonë në luftën imperialiste.
Partitë borgjeze -neoliberale dhe sosialdimokrate- ashtu si edhe partitë oportuniste, në mes të këtyre edhe SYRIZA, "festonin" para disa vitesh për të ashtuquajturën "Pranverë Arabe". I adhuronin dhe i ngjiteshin nga pas të "indinjuarve" të shesheve të "Pranverës Arabe", së bashku me Obamën dhe Erdoganin, Merkelin dhe Olandin, për të patur këtu fitime mikro-partiake, duke mbyllur sytë ndaj dimërit të rënda që po vinte.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) edhe atëherë zbulonte planet e imperialistëve, planet për të ashtuquajturën " Lindja e Mesme e Madhe", interesat e klasave borgjeze, përplasjen e planeve imperialiste.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE), që nga momentet e para vuri në dukje barbaritë kapitaliste, mbi territorin e së cilës zhvillohet lufta në Siri, ashtu si dhe ndërhyrjen e organizuar të fuqive imperialiste të SHBA, BE dhe aleatëve të tyre në rajon, Izraeli, Turqia, Arabia Saudite, Katari, Emiratet në punët e brendshme të Sirisë.
Plane që vijnë në kundërshtim të dhunshëm me interesat monopoliste që kanë në këtë zonë fuqitë e tjera, të tilla si Rusia, Kina, dhe aleatët e tyre në rajon.
Përfshirja ushtarake Ruse në rajon, si dhe goditja e aeroplanit luftarak Rus nga Turqia, është e qartë që tregon intensifikimin e mëtejshëm të fuqive të përfshira.
Dhe këtu duhet të theksojmë se mbështetja që u dha nga ana e NATO-s ndaj Turqisë, me simfoninë e qeverisë greke, për aktin e rrëzimin të aeroplanit luftarak Rus, i hedh "benzin zjarrit" të luftës.
Sot punonjësit mund të nxjerin më shumë konkluzione nga zhvillimet ndërkombëtare.
Munden që të thellohen më shumë në këtë realitet, ti kthejnë shpinën preteksteve të njërit shtet imperialiste apo tjetërit.
Tani "dhelpërimet e tyre" i njohim! Nuk mund të na qeshin më me përmëndje se ata gjoja luftojnë "terrorizmin", apo se na qënkan të interesuar për "të drejtat demokratike", apo për refugjatët dhe emigrantët.
Janë kasapët e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s ata që nuk kanë asnjë hezitim të përdorin në planet e tyre, si kriminelët e "Shtetit Islamik" në Lindjen e Mesme, ashtu dhe bandat fashiste në Ukrainë, për të promovuar interesat e tyre.
Këto shënjestrime të këtij operacioni gjënden në promovimin e projektit, për, sigurimin e hyrjeve të monopoleve Amerikane dhe Europiane në burimet e energjisë dhe në depozitat e reja në Mesdheun Lindor, kontrollin e një zone të madhe, e cila përbën "shteg kalimi" për tregtinë dhe transportin.
Njëkohësisht, ka për qëllim "rindërtimin" e regjimeve borgjeze të rajonit, për të siguruar sa më shumë të jetë e mundur, një bazament të qëndrueshëm për zgjerimin e grupeve monopoliste në tregjet e tyre.
Është e qartë gjithashtu se Rusia nuk mund të trajtohet si BRSS-ja, një shtet socialist, që ka qën gjer në dhjetveçarin e viteve 80. Ne e dimë në të njëjtën kohë, se edhe klasa borgjeze e Rusisë, një prej fuqive kapitaliste në zhvillim në botë -e cila ka "trashëguar" arsenalin bërthamorë të epokës sovjetike, dhe ka, ndër të tjera, armë dhe sisteme të sofistikuara- ka interesat e veta, ekonomike dhe gjeopolitike, në rajon, por që këto interesa nuk kanë asnjë lidhje me interesat reale të popullit ose të popujve të tjerë, por vetëm me ato të monopoleve Ruse.
Këto zhvillime sigurisht, nuk janë aspak jashtë kuadratit të krizës kapitaliste, që është shfaqur në vitet e fundit në shumë shtete, por edhe me vlerësimet, se mundet të kemi një krizë të re edhe më të sinkronizuar në të ardhmen e afërt, pasi një seri shtetesh tashmë gjënden në depresion, ose shfaqin një reduktim të rritmit në zhvillimin kapitalist.
Krizat, zhvillimi i pabarabartë kapitalist përkeqëson më tej rivalitetet ndërmjet monopoleve, në shtetet kapitaliste, në aleancat e tyre imperialiste. Kriza dhe lufta janë dy anët e së njëjtës monedhe, të shoqërisë kapitaliste.
Miq dhe shokë,
Të gjitha këto zhvillime tregojnë se kapitalizmi, i cila e rrit pasurinë e një "grushti" shfrytëzuesve, "lind" në të njëjtin moment kriza, problemet sociale, luftën, refugjatët, me pasoja të dhimbshme për miliona njerëz popullorë.
Të gjitha shenjat tregojnë se do të kemi mprehje të mëtejshëm të kontrasteve, që kryen me dhunë për kontrollin e lëndëve të para, të rrugëve të transportit të mallrave, për marrjen e tregjeve dhe aksioneve, për fitimin e "mbështetjeve" gjeopolitike dhe ushtarake në Mesdheun Lindor dhe Lindjen e Mesme.
Askush nuk mund ta përjashtojë që ky konfrontim mund të hapi "arteriet" e gjakderdhjes edhe në zona të tjera të tilla si Kaukazi, Azinë Qendrore, Ballkan, por edhe më largë, që nga Deti i Kinës Jugore e gjer në Arktik.
Punonjësit nuk duhet të joshen nga paraqitjet për "të drejtë ndërkombëtare" për zgjidhjen e "krizës humanitare" dhe " fluksit refugjat – migracionit", ose luftës kundër terrorizmit, dhe ti japin "çek të bardhë" planeve imperialiste.
"Dora e armatosur" e kriminelëve, që godasin në Paris, në Bejrutin apo në Ankara dhe Moskë, ose nesër edhe në shtete të tjera, i kanë projektuar, krijuar, pajisur, financuar dhe edukuar ata që tani i shfrytëzojnë si pretekts për të "shkelur çizmen" e tyre në Siri, për të forcuar autoritarizmin, shtypjen kundër popujve, ksenofobinë dhe racizmin në Europë dhe në botë.
Punëtorët duhet ti refuzojnë pozicionet e paraqitura nga partitë e ndryshme borgjeze dhe mediat, akoma dhe fashistët e Agimit të Artë, se gjoja "Europa gjëndet e sulmuar", se kryet "luftë kulture ose fetare" dhe se duhet ne të gjithë "me unitet në shkallë kombëtare (ose Europiane) ti përgjigjemi sulmit".
Pas këtyre thirrjeve mashtruese për "unitet" fshihen ata të cilët nuk kanë asnjë kundërshtim që të bëhen bijt e popullit tonë "mish për topat" e rivaliteteve ndërimperialiste dhe të derdhin gjakun e tyre për interesat e huaja, d.m.th për interesat e grupeve monopoliste, të SHBA-së, BE-së, NATO-s dhe aleatëve të tyre, të cilët përplasen në rajonin e Mesdheut Lindor me monopolet Ruse, Kineze dhe të aleatëve të tyre.
Të dashur miq dhe shokë,
Lind pyetja: Çfarë mund të bëhet në këto rrethana? Çfarë duhet të bëjë populli tonë, ose popujt e tjerë?
Së pari, kryesorja është që populli jonë dhe popujt e tjerë, ti kthejnë shpinën deklaratave se në fund të fundit imperialistët do të bien dakort njëri me tjetrin, ose se më në fund OKB-ja do të bëjë një "aleancë të madhe anti-terroriste", e cila që do të vendosë rendin dhe sigurinë në Siri.
Duhet të "ketë vesh të shurdhër" ndaj deklarata të natyrës se pas goditjes kriminale në Paris, më në fund munden dhe duhet që, komplet "fuqitë e mëdha" të ulen në tryezë për të hartuar një operacion të përbashkët ushtarak kundër xhihadistëve.
Vlerësimet që trumbetohen me të madhe se diçka e tillë do të ishte një shpëtim "ringjallja e aleancës anti-fashiste" e Luftës së Dytë Botërore, që lexojmë në media të ndryshme ndërkombëtare, janë krejtësisht çorientuese dhe s’kanë asnjë lidhje me realitetin.
Realiteti i ashpër thotë, se edhe nëse përkohësisht fuqitë e huaja, që përfshihen në luftën në Siri, bien dakort dhe nuk shkonjë -tani për tani- në konflikt të gjerë, ajo do të jetë e kombinuar me plane antipopullore kundër popullit Sirian, i cili mund të përjetojë edhe copëtimin e vendit të tij në "zona" kontrolli dhe protektorate, në një "paqe" të rremë me pistolet në kokën e tij.
Gjithashtu, pa rrugëdalje janë edhe thirrjet pacifiste për "paqe", "zgjidhje paqësore", zbatim të "ligjit ndërkombëtar".
Sot, siç duket edhe nga interpretimi i Nenin 51 të OKB-së që e kanë bërë "llastikë", për "vetëmbrojtje", të cilin e përmëndin të gjithë me synim të ndërhynë ushtarakisht në Siri, është bërë më reaksionarë dhe zbatohet "sipas interesit".
Gjithashtu, përalla me mbret janë edhe ato që thuhen se munden që qeveritë të bien dakort dhe "ta bëjnë më njerëzor kapitalin e pa ngopur" që kërkon luftë!
Kjo anekdotë është në të njëjtën kategori me atë tjetrën që thoshte më përpara SYRIZA dhe partitë e tjera oportuniste, anëtare të së ashtuquajturës "Partia e Majtë Europiane", se gjoja "do të vënë njeriun mbi fitimet"!
Siç është kapitalizmi "mish e thua" me fitimin, aq "mish e thua" është i lidhur dhe me luftërat politike, diplomatike, tregtare, financiare dhe me ato që bëhen me mjete ushtarake.
Përveç kësaj, le të mos harrojmë se, lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera dhe konkretisht me mjete të dhunshme!
Pra, kur shtrohet pyetja "po tani çfarë të bëjmë?" vetë një mund të jetë përgjigjja:
Asnjë pjesmarrje, asnjë përfshirje të vendit tonë në luftën imperialiste! Shkëputje nga planet imperialiste dhe bashkësitë e NATO-s dhe BE-së! Forcim të luftës që të ndryshojë rotë vendi, të hyjë në shina të tjera ekonomia dhe shoqëria, në shinat e pushtetit punëtor – popullor, të socializimit të mjeteve të prodhimit, të shfrytëzimit me Planifikim Qendror shkencor të mundësive prodhuese të vendit tonë!
Vetëm kjo rrugë mund të garantojë edhe shkëputjen e plotë të vendit nga planet dhe luftërat imperialiste.
Kjo rrugë nuk i referohet "Prezencës së dytë", siç na akuzojnë disa në mënyrë të gabuar.
Sepse kjo rrugë, që kemi hartuar si Parti ka aktuale, detyra të pjekura dhe të tjera që do të piqen brënda në luftë, në luftërat e popullit, përmes rritjes së unitetit, organizimit, militarizmit, rritjes së luftës së klasave, të Aleancës Sociale të popullit.
Sidomos çështja e luftës, që i intereson punëtorit dhe fermerit, të mesmit dhe studentin, të papunin dhe pensionistin, të gjithë klasës punëtore dhe shtresat e tjera popullore, lëvizja popullore vendos objektivat specifike të luftës, kërkesa të veçanta, të tilla si:
- Të mos të japin bazat, portet, aeroportet dhe infrastruktura të tjera për t'u bërë "pik nisje" për luftërat imperialiste.
- Asnjë pjesëmarrje të forcave ushtarake greke në operacionet jashtë kufijve të vendit,
- Të kthehen tani mbrapsht të gjitha forcat ushtarake greke, që janë në misionet e NATO-s dhe BE-së.
- Ne luftojmë që të realizohet kërkesa popullore "as tokë dhe as ujë për kriminelët e popujve!"
Kjo luftë e jona është e ndërlidhur me përpjekjet tona për krijimin e Aleancës Popullore dhe luftën për të ndryshuar klasën në pushtet.
Miq dhe shokë,
Qeveria SYRIZA – ANEL rrejshëm po qetëson popullin kur mbështet se ne jemi "ishull i stabilitetit në një det të destabilizuar". Paraardhësit e tyre na siguronin para disa vite më parë diçka të ngjashme, se euro do të ishte për vendin tonë "një strehë e sigurtë" në "stuhitë e një krize globale".
Sot ne të gjithë e njohëm përmasën e kësaj gënjeshtre. Ashtu dhe tani, nuk ka "ishull stabiliteti dhe sigurie" nuk mund të ekzistojë diçka e tillë kur vendi dhe populli ynë është i bllokuar brenda planeve të rrezikshme të NATO-s, BE-së dhe SHBA-së. Kur e ardhmja e popullit përcaktohet nga tendencat e kapitalistëve se sa do të shtohen fitimet e tyre me çdo sakrificë, që të ruajn dhe të shtojnë pasuritë e tyre në një konkurrencë të ashpër.
Pra , askush, të mos të flejë i qetë, ashtu si të fjetur i do qeveria SYRIZA – ANEL, që bujarisht shpërndan miliona euro për shpenzimet e NATO-s, dhe njëkohësisht thotë se nuk ka asnjë euro për nevojat e kujdesit shëndetësor dhe arsimor.
Qeveria e SYRIZA – ANEL mban përgjegjësi të mëdha, sepse edhe në çështjet e politikës së jashtme, si edhe në atë të brendshme, ka rrëmbyer "pishtarin" nga qeveritë e ND dhe PASOK-ut, duke zbatuar politikë të rrezikshme antipopullore.
Pas së ashtuquajturës politikë të jashtme "shum-dimensionale", si dhe synimit të "përmirësimit" gjeostrategjik i shërben interesave të grupeve monopoliste greke.
Shpall besimin e saj ndaj bashkësive euro-atlantike, të cilat e kanë çuar popullin dhe vendin tonë në kaq shumë vuajtje, në humbje të sovranitetit.
Kështu që tani i jep terren, portet, aeroportet dhe infrastruktura të tjera të vendit për bashkësitë imperialiste të NATO-s dhe BE-së. Ata madje po propozojnë që të ndërtohen dhe baza të reja ushtarake në territorin grek për vazhdimin e ndërhyrjeve dhe luftërave imperialiste. E përforcon akoma më shumë bashkëpunimin ushtarak me Izraelin kundër popujve të rajonit.
Qeveria është ekspozuar pas vendimit unanim të Këshillit të Ministrave të Mbrojtjes të BE-së, ku me pretekstin e sulmit në Paris, aktivizojë Nenit 42, paragrafin 7 të Traktatit të BE-së (Traktati i Mastrihtit), i cili njeh rolin themelor të NATO-s dhe ofron ndihme ushtarake në operacionin e përshkallëzimit të përgjithshëm të ndërhyrjes imperialiste në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Populli jonë duhet të gjëndet vigjilent edhe për zhvillimet në marrëdhëniet greko-turke, për "shkëmbimet" që kërkon Turqia nga BE-ja për të rregulluar problemin e refugjatëve - emigracionit, të cilat lidhen edhe me ecurinë e negociatave mbi çështjen e Qipros, por dhe me synimet e përhershme për forma të "bashk-mbykqyrjes" në Egje, për zgjerimin e "zonave gri", por dhe të gjitha problemet e tjera, që ekzistojnë me Shqipërinë dhe FYROM-in, që në çdo kohë mund të bëhen "fitil" për një ndezje të përgjithshme.
Për këtë ne vërejmë në të gjitha tonet se kjo është një politikë armiqësore ndaj popullit. Prandaj, ne këmbëngulim se armiku për popullin, nuk gjëndet vetëm jashtë vendit, por gjëndet edhe në brendësi të tij, sa do që të vishet me mantelin "kombëtare".
Lëvizje punëtore popullore, duhet të fokusojë vëmendjen e saj si në armikun e jashtëm si pushtues që sundon, ashtu dhe në armikun e brendshëm, klasën që mban pushtetin dhe për interesat dhe fitimet e saj, e çon popullin në masakra dhe thertore të luftës imperialiste, në bashkëpunim me aleatët e saj imperialist "të jashtëm".
Ne mundemi dhe duhet të vëmë pengesa!
Të forcohet lufta popullore kundër pjesëmarrjes së vendit tonë në ndërhyrjet dhe luftrat imperialiste.
Forcat e Armatosura të vendit të mos vihen në shërbim të planeve imperialiste.
Të mbyllen tani të gjitha bazat e amerikano-NATOike.
Të mos jepet asnjë lehtësi, asnjë infrastrukturë e vendit, si bazë për sulme mbi Sirinë apo vendeve të tjera.
Populli jonë të vigjilojë, dhe të mos tolerojë asnjë masë autoritare kundër tij, në emër të "luftës kundër terrorizmit".
Të mos shfrytëzohet sulmi për masa kundër refugjatëve që ti bllokojnë ata në vendin tonë.
Populli të izolojë organizatën kriminale naziste të Agimit të Artë, e cili mbështet ndërhyrjet ushtarake imperialiste dhe mbjell urrejtje kundër popujve.
Të bëhet praktikë slogani popullorë "as tokë as ujë për kriminelët e popujve".
Të forcohet solidariteti internacionalist me popujt që luftojnë.
Të forcohet lufta popullore kundër monopoleve dhe kapitalizmit, për shkëputje nga bashkësitë imperialiste të BE-së dhe NATO-s, me pushtet punëtor – popullor.