Lidhje me faqet e vjetra të PKG
DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KQ TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) DHIMITRI KUCUBA PAS TAKIMIT ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS
Sekretari i Përgjithshëm i KQ Dhimitri Kucuba u takua sot, e Mërkurë 2 Nëntor, me Presidentin e Republikës z. Prokopi Pavlopulo, me temë mbi zhvillimet në problemin e Qipros, si dhe për qëndrimet e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) rreth zhvillimeve në rajonin më gjerë.
Pas takimit, Dh. Kucuba bëri deklaratat e mëposhtme:
"E informova zotin President të Republikës për sa i përket zhvillimeve në rajon dhe qëndrimet e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Mprehje e kontradiktave, e antagonizmave, konfliktet luftarake dhe grumbullimi i armatimeve dhe forcave ushtarake në të gjithë rajonin, nga Europa Qendrore dhe Lindore, në detin e Mesdheut, në detin Egje dhe në Lindjen e Mesme nuk janë hapa apo çështje pozitive për popujt dhe kryesisht për popullin grek.
Populli grek duhet të jetë vigjilent. Partia Komuniste e Greqisë (KKE), në veçanti, me çështjet që kanë të bëjnë -atë që quajmë- çështjet kombëtare të vendit, deklaratat provokuese për shembull, që janë të vazhdueshme kohët e fundit nga Presidenti i Turqisë Erdogan, refuzimi i sovranitetit të vendit tonë, refuzimi i Egjeut dhe ishujve të atdheut tonë, si dhe zhvillimet në planin e ri të Ananit, që në thelb është përçarje e Qipros dhe promovohet këto kohë me intensitetet, duhet që të na gjejnë më shumë vigjilent dhe në lëvizje si shoqëri greke.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të kontribuojë, do të vazhdojë të kontribuojë me qëndrimin e saj me përgjegjësi, me vendosmëri, në mënyrë që të shfrytëzohet në drejtimin e zgjidhjes së këtyre problemeve, të së gjithave, në favor të paqes, në favor të së drejtave sovrane të Greqisë, të Qipros, në interes të popujve të rajonit".
z. Sekretar ju keni ndonjë koment për shpalljen e AKEL-it e cila ishte shumë agresive për sa i përket qëndrimeve tuaja për çështjen e Qipros?
"AKEL-i ka të drejtë të ketë qëndrimet e veta, si dhe Partia Komuniste e Greqisë (KKE) me përgjegjësi dhe me seriozitet zhvillon qëndrimet e veta rreth problemit të Qipros. Vetëm t’ju kujtoj se ishte Partia Komuniste e Greqisë (KKE) që kishte folur për planin e Ananit, për nevojën që të pyetet edhe populli qipriot dhe të thotë me zë të lartë "Jo", që më në fund tha. Nëse nuk ishte Partia Komuniste e Greqisë (KKE) me atë qëndrim të saj dhe forcat e tjera, nuk do të mundeshim të kishim atë zhvillim në atë periudhë. Kështu dhe sot. Kompromisi që është bërë, për shembull, kompromis i dhimbshëm, si edhe AKEL-i dhe partitë e tjera të Qipros dhe të Greqisë flisnin, në lidhje me federatën dy-zonale, dy - komunitetesh, e cila ishte kryesisht qëndrimi i Turqisë dhe i "shtetit" turkoqipriot me kalimin e kohës, arriti të konsiderohet fakt i kryer, qëndrim parimor. Dhe jo vetëm kjo, por dhe sot zhvillohet, në thelb në një zgjidhje përçarëse në dy shtete përbërëse. Pra nuk po flasim për një federatë dy-zonale, dy-komunitetesh, por flasim për një konfederatë, po flasim për dy shtete që do të kenë kushtetutën e tyre, flamurin e tyre dhe sigurisht do të jenë vetëm në emër federatë, federatë dy-komunitetesh.
Këto çështje janë shumë serioze dhe do të thoja se AKEL-i dhe partitë e tjera qipriotë, si dhe partitë greke, duhet që të shfrytëzojnë këtë zhvillim, këto qëndrime të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), ti studiojnë më thellë sepse ndihmojnë për të zgjidhur problemin e Qipros dhe jo në përçarjen e saj".
Pse mendoni ju se e viziton Greqinë Obama këtë periudhë, të cilën e përshkruat ashtu siç e përshkruat?
"Absolutisht që nuk vjen për atë që thotë qeveria greke, d.m.th që ti thotë bravo Greqisë për refugjatët dhe se si po e zgjidh ajo problemin e refugjatëve ose për të ndihmuar në negociatat.
SHBA-të kanë interesa të forta këtu në rajon, këtë periudhë siç po shohim shumë njerëz shkojnë e vijnë, do të vijnë dhe shumë të tjerë nga shtete të fuqishme, të forcave kapitaliste imperialiste këtu dhe sigurisht duan që të promovojnë interesat e tyre për antagonizmat e tyre me Rusinë, me forca të tjera të fuqishme në rajon. Pra edhe na problematizon edhe na shqetëson, dhe nga kjo pikëpamje duhet që ta trajtojë dhe ta shohë edhe populli grek".
ATHINË 2/11/2016 ZYRA E SHTYPIT E K.Q TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)