Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Komunikatë e Sekretariatit të Iniciativës Komuniste Europiane

për 75-vjetorin nga fitorja e Betejës së Stalingradit

 

Më 2 shkurt përmbushen 75 vjet nga përfundimi i Betejës së Stalingradit, me fitoren e plotë të forcave të Ushtrisë së Kuqe dhe shpartallimin e trupave naziste, diçka që përbëri dhe fillimin e një kthese totale të luftës në favor të BRSS-së (Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike) dhe në përgjithësi vendosi themelet e Fitores Antifashiste të popujve.

Sot BE-ja dhe shtabet e tjera ideologjike borgjeze synojnë të rishkruajnë historinë, për të reduktuar apo edhe për të eliminuar rolin e BRSS-së, të popullit sovjetik, të Ushtrisë së Kuqe dhe të lëvizjes komuniste, që dhanë sakrifica të panumërta, në luftën për shpartallimin e fashizmit, i cili është "pjellë nga zorrët" e sistemit kapitalist. Por megjithatë, edhe tani, beteja e Stalingradit, rezultati fitimtar atje është një gozhdë në sytë e imperializmit dhe të shtabeve të tij ideologjik, pasi studimi i saj nxjerr në pah avantazhet e mënyrës socialiste të prodhimit, rolin protagonist të masave popullore, me forcë udhëheqëse klasën punëtore, rolin e Partisë Komuniste si një pararojë revolucionare punëtore.

Beteja e Stalingradit është një nga shembujt më të mirë të superioritetit të socializmit ndaj kapitalizmit, që duke mobilizuar të gjitha forcat shoqërore për një betejë vendimtare si kjo fitore historike, nuk tregojë vetëm virtytet ushtarake të Ushtrisë së Kuqe por edhe unitetin, vullnetin e përbashkët dhe kapacitetin organizativ të një vendi socialist.

I bëjmë thirrje punëtorëve si edhe të rinjve të vendeve të Europës që ti kthejnë shpinën propagandës ideologjike-politike të antikomunizmit dhe antisovietizmit. Të mësojnë dhe të frymëzohen nga rezistenca dhe fuqia titanike e fitimtarëve të betejës së Stalingradit dhe të shkojnë kundër pesimizmit që e krijon raporti negativ i forcave sot, të shkojnë kundër barbarizmit të kapitalizmit, luftërave, krizave, shfrytëzimit, varfërisë, papunësisë, shtypjes klasore.     

 Sekretariati i Iniciativës Komuniste Europiane

01/02/2018