Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

ZGJEDHJET STUDENTORE 2017

“Panspoudastiki” doli përsëri forca e dytë në Universitetet e Larta (AEI) me 20.69% dhe 9,284 vota, gjithashtu “Panspudastiki” doli forcë e fuqishme në Universitetet Teknologjike (TEI) me 20.70% dhe 2.737 vota.

Me forca të reja në shoqatat studentore, me mijëra vota në shkallë vendi dhe me vendosmëri për të vazhduar në ballë të përpjekjeve për rindërtimin e lëvizjes studentore, gjenden forcat e “Panspoudastiki” të nesërmen e zgjedhjeve studentore që u zhvilluan më 24 Maj 2017 në shumicën e universiteteve në Greqi.

Në nivel shumë të ulët edhe për këtë vit u gjend klubi "BLOKO" i mbështetur nga SYRIZA, i cili u votua nga 469 veta, 1.05% në Universitetet e Larta (AEI) dhe 88 veta 0.72% në Universitetet Teknike (TEI).

 

Në përgjithësi rezultatet janë si më poshtë:

 

 

 

 

 

 

PANSPUDASTIKI këtë vit ka fituar vendin e parë në më shumë universitete

Duke fituar në më shumë universitete vendin e parë, në raport me vitin e kaluar, Panspudastiki këtë vit doli forca e parë në 47 shoqata studentore, ndërsa në 25 prej tyre fitoj edhe shumicën absolute në Këshillin Drejtues .  

 

 

 

 

26.05.2017