Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

NDËRHYRJE E RENDËSISHME E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) KUNDËR KONVERTIMIT TË GREQISË NË NYJE USHTARAKE

I gjithë Grupi Parlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), që përbëhet nga 15 deputetë, aplikuan pyetje në parlamentin Grek ndaj ministrave të Mbrojtjes Kombëtare dhe Punëve të Jashtme të Greqisë- me temë mos përfshirjen e Greqisë në ndërhyrjet dhe luftërat imperialiste.

«PYETJE

Drejtuar ministrave të Mbrojtjes Kombëtare dhe të Punëve të Jashtme

Tema: Për mos-pjesëmarrjen e Greqisë në ndërhyrjet dhe luftërat imperialiste.

Vendimet e qeverive ND dhe PASOK në vitet e mëparshme, dhe të qeverisë SYRIZA-ANEL sot për përfshirjen e Greqisë në ndërhyrjet dhe luftërat imperialiste kanë vënë dhe po vënë ende vendin tonë, popullin tonë në aventura dhe rreziqe të mëdha.

Slogani "as tok dhe as ujë për kriminelët e popujve" është brohoritur gjithmonë nga populli jonë, e brohoritën kundër luftës qe kryen SHBA-të, NATO dhe BE-ja kundër Jugosllavisë në vitin 1999 dhe për luftërat e mëvonshme në Afganistan, Irak, Siri dhe në Libi. Populli jonë, këtë slogan, e brohoriti me demonstrata në të gjithë vendin, duke denoncuar vendimet qeveritare për përfshirje të forcave ushtarake greke në stërvitjet e NATO-s, për vënien në dispozicion të bazës së Sudas në Kretë dhe të bazave e selive të tjera ushtarake për planet e përgjithshme imperialiste.

Këto ditë, punëtorët, rinia, me demonstrata masive në Hania të Kretës kërkuan të mbyllet baza Amerikano-NATO-ike në Suda të Kretës, ndërsa në qytetin Aleksandrupoli dhe në qytete të tjera në Thrakë, kërkojnë që të mos përdoret territori grek për kalimin e trupave të huaja që do marrin pjesë në stërvitjen ushtarake "Noble Jump" të NATO-s në Rumani.

Sipas disa publikimeve, në stërvitjen e NATO-s në Rumani do marrin pjese 4000 kuadër të Forcave të Armatosura nga Shqipëria, Bullgaria, Britania, SHBA-të, Spanja, Letonia, Rumania, Norvegjia, Holanda, Polonia. Greqia merr pjesë në këtë stërvitje duke ofruar shërbime si "Shtet mikpritës", gjatë kalimit nga Greqia e Veriut të njësive ushtarake britanike, spanjolle dhe shqiptare në aksin rrugor Aleksandropoli-Ormenio dhe Krystalopigi-Promahona.

Sipas njoftimeve zyrtare, qeveria greke angazhohet për "dhënie lehtësimesh në aeroporte dhe portin e Aleksandrupolis gjatë shkarkimit dhe ngarkimit të personelit dhe mjeteve. Dhënie të strehimit ushtarak për stafin. Ofrim sigurie dhe shoqërimi gjatë hyrjes kalimit dhe daljes nga Greqia. Funksionimin e qendrës mbështetëse dhe koordinimit lokal në Aleksandropolis si dhe dhënien e kuadrove për funksionimin e saj. Dhënie të shërbimeve logjistike dhe shëndetësore. Ofrim të shërbimeve të telekomunikacionit".

Është fakt se edhe kjo stërvitje ushtarake e NATO-s përgatit rrugën për luftëra dhe ndërhyrje të reja, për ngritjen e forcave ushtarake ndërshtetërore të afta të ndërhynë aty ku është e nevojshme dhe të përdoren kundër popujve.

Qeveria e SYRIZA-ANEL ka përgjegjësi të mëdha sepse duke ecur në rrugën e qeverive të mëparshme, dhe në emër të doktrinës së ashtuquajturës "Përmirësim Gjeostrategjik" ofron territore të Greqisë, kampe ushtarake të vendit tonë dhe lehtësime te shumëllojshme për mekanizmin vrasës të NATO-s.

Në këto kushte, qëndrimet dhe lufta e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe e lëvizjes punëtore, popullore janë veçanërisht të rëndësishme: "as tok dhe as ujë për kriminelët e popujve", shkëputje (çangazhim) të menjëhershëm të Greqisë nga ndërhyrjet dhe luftërat imperialiste, të mbyllet baza ushtarake në Suda të Kretës dhe bazat e tjera si dhe selitë ushtarake Amerikano-NATO-ike, të kthehen mbrapa trupat ushtarake greke nga misionet jashtë kufijve të Greqisë, të largohet krejtësisht vendi jonë nga NATO dhe organizatat e tjera imperialiste.

Pyeten zotërinjtë ministra ç ‘qëndrim mban qeveria ndaj kërkesës popullore për asnjë angazhim të Greqisë në planet imperialiste dhe të mos-përdorimit të territorit të Greqisë, kampeve ushtarake dhe pjesëve të forcave të armatosura greke në stërvitjen ushtarake të NATO-s "Noble Jump" dhe në stërvitjet e tjera të ngjashme?

Ç ‘qëndrim mban qeveria ndaj kërkesës popullore që të mos rinovohet kontrata me SHBA-të për bazën ushtarake të Sudas në Kretë, për ta mbyllur atë dhe bazat e tjera ushtarake Amerikano-NATO-ike qe janë kundër popullit tonë dhe popujve të tjerë?».

 

6/6/2017