Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

DΗIMITRI KUCUBAS

Me KKE më të forcuar, zemra e çdo njeriu të majtë dhe progresist do të rrahë fort

Më 30.4.2023, një shumë njerëz mbushën vendin e ekzekutimit të 200 komunistëve në Ditën e Majit 1944 për të nderuar sakrificën e tyre dhe për të mbështetur Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), e cila po lufton për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 21 Majit 2023 në Greqi.

«Me aktivitetin e sotëm dhe, mbi të gjitha, me aksionin e përditshëm dhe të palodhur të mijëra anëtarëve të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), ne lidhim fort fillin që na bashkon me ata që u sakrifikuan, për një botë pa shfrytëzim njeriu nga njeriu, për socializmin - komunizmin (...) mbajmë flamujt e luftës, të betejës», vuri në dukje Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dh. Kucubas.

«Luftojmë me të gjitha forcat tona!», theksoi Dh. Kucubas, duke shtuar se «tashmë jemi në fazën e fundit dhe më kritike të betejës së madhe politike elektorale që Partia jonë po bën kundër sistemit politik borgjez dhe partive të tij. Një betejë vendimtare për të nesërmen, për perspektivën e luftës së popullit, që vetë lëvizja popullore të dalë me një potencial më të madh, me një KKE më të fortë kundër çdo versioni të një qeverisjeje antipopullore».

Në këtë aktivitet, pasoi një koncert madhështor me këngë të luftës, këngë që janë lidhur dhe shprehur në mënyrën më të mirë të mundshme në momentet më të mëdha të kryengritjes së popullit tonë dhe luftës klasore në vendin tonë.

 

 

 

02.05.2023