Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Fundi i miteve dhe iluzioneve

Për të përballur të tashmen dhe të përgatisim të nesërmen

Artikulli i Dhimitri Kucubas -

Sekretari i Përgjithshëm i KQ

të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

 

Gjendemi në mes të pandemisë së koronavirusit të ri që kërcënon popullin tonë dhe popujt e gjithë botës. Partia jonë trajton me ndjenjë të lartë përgjegjësie këtë aventurë të paparë më parë për popullin. Që nga momenti i parë, i transferuam të gjitha aktivitetet tona, përshtatëm funksionimin dhe veprimin e Organizatave të Partisë në kuadër të masave për parandalimin dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Njëkohësisht, kërkuam që të merren menjëherë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin e popullit, të drejtat e punonjësve.

Përmbajtja e ndërhyrjes së Partisë sonë në këto kushte të vështira dallohet në formën e duhur me parullën: "Qëndrojmë të fortë, Nuk qëndrojmë të heshtur".

QËNDROJMË TË FORTË, mbrojmë veten tonë, familjet tona, shokët dhe miqtë, kolegët tanë. Nuk heshtim përballë mangësive në sistemin e Shëndetit publik. I theksojmë ato dhe pretendojmë gjithçka, që duhej të ishin bërë shumë më parë për të përballuar pandeminë.

eçanërisht, theksojmë nevojën për marrjen në punësim të mijëra punonjësve të kujdesit shëndetësor, për rekrutimin e detyrueshëm dhe të menjëhershëm të sektorit privat të Shëndetësisë, për mbrojtjen e bashkëqytetarëve tanë, të cilët janë rraskapitur në vendet e punës për të nxjerrë prodhimin e nevojshëm për mbijetesën e popullit, si dhe mbrojtjen e njerëzve tanë që janë duke luftuar në një betejë vetë-sakrifikuese titanike në spitale, në të gjitha fushat e Shëndetësisë, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën tonë.

Qëndrojmë të fortë, dhe nuk e ulim rezistencën, pretendimet, solidaritetin, në vendet e punës dhe në lagje, sigurisht, duke marrë parasysh masat mbrojtëse dhe rrethanat e veçanta.

Nuk qëndrojmë të heshtur përballë arbitraritetit të punëdhënësit dhe politikës së qeverisë, e cila synon që edhe këtë krizë ta ngarkojë mbi kurrizin e punonjësve.

THYEJMË HESHTJEN që duan të imponojnë qeveria dhe punëdhënësit e mëdhenj në emër tezës "të gjithë së bashku të kapërcejmë këtë krizë", një pasqyrim ky i etikës hipokrite borgjeze. Shumë thjesht, sepse nuk mundemi "të gjithë së bashku" të punësojmë infermierë dhe doktorë në sistemin e kujdesit shëndetësor, të rekrutojmë me detyrim sektorin privat të Shëndetësisë, të ndërmarrim masa parandaluese dhe mbrojtëse, duke siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur punonjësit. Këto, nën kontestin e këtij sistemi, duhet që të bëhen nga qeveria dhe shteti i saj që udhëheq, së bashku me klasën që ka pushtetin e vërtetë dhe pronësinë. Dhe kjo gjer sa klasa punëtore, shtresave popullore "të gjithë bashkë", të unifikuar, ti mënjanojnë ata përgjithmonë dhe në formë të pakthyeshme për të ndërtuar një shoqëri ku frytet shoqërore do të jenë në përparësi, në kundërshtim me fitimin kapitalist që çon në vdekjen e njerëzve tanë.

KËRKOJMË ME KËMBËNGULJE TË MERREN MASA për të mbështetur punonjësit, të vetepunësuarit, të cilët janë goditur nga masat kufizuese që u imponuan.

Ne kërkojmë anulimin e afro 40.000 pushimeve nga puna dhe ndryshime të tjera shumë të dëmshme që paraprinë. Nuk i legjitimojmë masat e marra me rastin epidemisë, që kanë synim t'i përjetësojnë, siç janë ato që kanë të bëjnë me 'fleksibilitetin' e mëtejshëm të punës.

* * *

NUK E REFUZOJMË PPRGJEGJSINË PERSONALE. Por, kjo përgjegjësi, bëhet më mirëkuptuese kur një shtet merr përgjegjësinë e tij që është e para.

Strategjia e komunikimit të qeverisë së ND-së për të ngarkuar gjithçka mbi "përgjegjësinë personale" është dinake dhe bëhet me djallëzi, pikërisht sepse fsheh nga populli të vërtetën e madhe.

Synon të fshehë të metat e mëdha në sistemin e Shëndetit publik, për të cilat mbajnë përgjegjësi politikat e përgjithshme të BE-së, të cilat janë pranuar dhe miratuar nga të gjitha qeveritë greke, si dhe nga politikat gjer më sot të degradimit, të tregtimit dhe të shkurtimeve që kanë ndjekur gjate gjithë kohës të gjitha qeveritë e ND - PASOK më parë, dhe e SYRIZA-s në vazhdim.

A nuk bënte të njëjtën gjë qeveria e SYRIZA-s me strategjinë e saj të komunikimit duke folur për "përgjegjësi individuale" kur ia atribuonte përgjegjësisë individuale për tragjeditë si mbytjet në qytetin Mandra dhe zjarret në Mati?

Hipokrizia e qeverisë aktuale dëshmohet gjithashtu edhe në pjesën e marrjes së masave të nevojshme kufizuese. Sepse këto masa ndalen së ekzistuari jashtë "portave" të vendeve të punës, të spitaleve, të super-marketeve dhe në vende të tjera të punës, ku punonjësit janë sup më sup me njëri tjetrin pa ekzistuar as masat më të nevojshme parandaluese.

Dhe të gjitha këto, ndërsa ekziston shembulli i Italisë fqinje, ku, siç denoncohet, përhapja e virusit bëhet kryesisht për shkak të faktit se, me përgjegjësi të industrialistëve dhe të qeverisë, zonat e madhe industriale në Veri të Italisë nuk ka pushuar së funksionuari, duke u kthyer kështu në vatrën kryesore të shpërndarjes së virusit.

Për të gjitha sa më sipër, po “llogarisiemi” që tani me qeverinë e ND-së si edhe me punëdhënësit e mëdhenj që nuk ndëshkohen. Nuk do ta lëmë këtë çështje për më pas, në emër të rrethanave të veçanta që gjoja imponojnë sot heshtjen e një "uniteti" të rremë, siç reklamon SYRIZA dhe partitë e tjera borgjeze, që në të vërtet i bëjnë thirrje popullit për çarmatosje dhe nënshtrim. Dhe kjo ka të bëjë edhe me mendimin, me ndërgjegjen, me mendimin e pastër klasor, ka të bëjë edhe me praktikën, me qëndrimin militant në jetë që mos ndihet asnjëra/asnjëri i vetëm/e në këto kushte të vështira.   

Uniteti ynë, uniteti i klasës punëtore, i popullit që vuan nga shumë anë, është ai që ndërtohet çdo ditë, me durim dhe këmbëngulje, në mënyrë konsekuente, përballë dhe kundër politikave të BE-së, të kapitalit të madh dhe të qeverive të tyre, që e vënë në rrezik jetën e punëtorëve dhe të popullit, jetën e fëmijëve të tyre.

Në veçanti, opozita që bëhet nga parti, si SYRIZA, që do mbetet në histori si opozita e "dhënies së dorës për ndihmë" në çdo hap të rrezikshëm dhe në fund godet interesat e popullit grek.

Që nga marrëdhëniet e rrezikshme me SHBA dhe NATO, marrëdhëniet Greko-Turke dhe trajtimin e agresionit imperialist që evoluon së bashku dhe krahë për krahë me agresionin dhe provokimin turk, të menaxhimit të dramës së refugjatëve-emigrantëve, e gjer te vetë menaxhimi i pandemisë, SYRIZA, për shkak të strategjisë së njëjtë dhe të adoptimit që i bën, i jep dorën e ndihmës qeverisë së ND, në të gjitha këto çështje kritike për jetën e popullit.

Mbi të gjitha, shkatërrimi i sistemit publik Shëndetësor, që nga kujdesi i parë shëndetësor që është diskretituar gjer në mos-ekzistencë, e deri tek spitalet kryesore të cilat nuk prisnin rastin pandemisë që të dukeshin limitet e tyre, tashmë të gjitha këto kanë edhe vulën e SYRIZA-s:

• Qeveria e mëparshme e ND-së kishte mbyllur spitale dhe qeveria e SYRIZA-s i la mbyllura ato.

• Qeveria e ND-së kishte shkurtuar fondet për Shëndetësinë dhe qeveria e SYRIZA i shkurtoi ato edhe më shumë.

• Asnjë nga këto qeveri nuk punësoi të gjithë personelin e nevojshëm mjekësor dhe shëndetësor.

• Ata, së bashku i thoshin përralla popullit se sektori i biznesit privat mund të ndihmojë në "përmirësimin" e sektorit të Shëndetit publik.

* * *

NËSE BIE NJË MIT në këto ditë të pandemisë së koronavirusit, ai është miti që thonë se mundet të bashkëjetojë në mënyrë harmonike sektori publik me sektorin privat dhe të kontribuojë kështu në trajtimin e vërtetë të situatës, sepse këtij miti ja mbyll gojën synimi për fitime private nga qendrat për testin e Virusit, të cilat nuk janë vetëm të arritshme vetëm për ata që kanë të paguajnë për të, por i heqin dhe planifikimit shtetëror burime shumë të vlefshme, ndërsa në të njëjtën kohë shtojnë rrezikun e përhapjes së virusit.

Këtë mit gjithashtu e lë “lakuriq” fakti se shteti varet nga furnizimi i mallrave dhe ilaçeve bazë nga "lufta" që bëhet në tregun botëror, nga kompanitë e mëdha, të cilat shfrytëzojnë rastin për të bërë biznes me fitime kolosale.

Vërtetohet në mënyrë dramatike nevoja për një sistem Shëndetësor ekskluzivisht publik dhe falas, me heqje të aktivitetit të biznesit.

Dhe tani që të gjithë i mbajnë sytë të kthyer ndaj sistemit të Shëndetit publik, punësimet e reja që bëhen për kujdesin shëndetësor të shpallura nga qeveria nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur as nevojat më themelore, në kushte të tjera më normale, e lëre më në kushte e pandemisë.

Këto kushte, insistojnë:

• Të avancohet menjëherë nënshtrimi i detyruar i njësive private të shëndetësisë dhe integrimi i tyre në një planifikimin qendror të qeverisë.

• Furnizimin e spitaleve me të gjitha mjetet e nevojshme që kërkohen dhe nga vetë profesionistët e Shëndetësisë të cilët e njohin më së miri se çdo kush tjetër se çfarë duhet tani dhe menjëherë.

• Hapja e të gjithave Njësive të Kujdesit Intensiv.

• Marrje në punë e të gjithë personelit të nevojshëm të kujdesit shëndetësor.

Ato që belbëzoi udhëheqësi i opozitës, për "nënshtrim të detyrueshëm" të qendrave private mjekësore, kanë të bëjnë thjesht me një zgjatje të kontratës që kanë këto me EOPYY (Agjencinë Kombëtare të Shërbimeve Shëndetësore). Natyrisht, as këtë nuk guxon të propozojë SYRIZA, domethënë, nënshtrimin e menjëhershëm dhe me të vërtetë të detyrueshëm të sektorit privat.

* * *

MITI I DYTË QË PO BIE është ai rreth "kthimit në normalitet" dhe në ritmet të larta të zhvillimit. Të gjitha këto tani po i lënë vendin pranimit se edhe ekonomia greke futet në recesion të thellë.

Natyrisht që ka paraprirë ngadalësimi i ekonomisë në BE dhe në ekonomitë e tjera të mëdha kapitaliste, duke rritur rrezikun e shfaqjes së një krize të re kapitaliste.

Sigurisht që pandemia aktuale nuk është shkaku kryesor i saj por vetëm katalizatori. Supozohet se ekonomia greke gjithashtu do të preket nga "prodhimi i vetëm i saj" që është Turizmi, duke lënë zbuluar të gjithë ata që e kishin bërë flamur të tyre eksodin e ekonomisë greke.

Masat që merr BE dhe qeveritë e shteteve -anëtare të saj, të cilat po aplikojnë masa proteksioniste (mbrojtëse), mbyllin kufijtë, financojnë me paketa-fonde “mbështetëse” grupet e tyre monopoliste, nuk kanë për ta ndaluar këtë kurs.

Kjo ndërhyrje shtetërore e tipit Keinesian, si dhe relaksimi fiskal që po reklamohet, për të mbështetur ekonominë kapitaliste, duhet ta kemi të qartës se do të paguhet përsëri nga punëtorët, të cilët do të thirren për të mbushur boshllëqet e reja fiskale dhe borxhet e reja që merren.

Për sa i përket të famshmes "solidaritet europian", tashmë kjo dëgjohet vetëm si një anekdotë, madje edhe midis qarqeve borgjeze të vendit. Sidomos kur, në Bashkimin Europian të "lirisë së lëvizjes së mallrave", Gjermania dhe Franca ndaluan madje dhe eksportimin e materialeve të nevojshme shëndetësore për në vende të tjera!

Vërtetohet me këtë mënyrë, madje përmes çasteve dramatike për popujt e Europës, se BE nuk është një union i popujve, por një “aleancë ujqërish” dhe “gropë me luanë”, një union imperialist i shteteve, dhe kjo nxjerr në pah nevojën, jo vetëm për një qëndrim të fortë kundër saj (BE-së), siç thonë disa parti të ndryshme borgjeze, kur gjenden në opozitë, por për të zgjedhur një politike dhe strategjie që do të çojë në shkëputje-çangazhim nga BE, me klasën punëtore, me popullin e çdo vendi të marrë pushtetin dhe pronën.

      * * *

Por, mbi të gjitha, pandemia gjithnjë e më shumë po nxjerr në pah kufijtë që ka sistemi kapitalist.

Rezulton se nevojat bashkëkohore, frytet sociale, siç është ajo e shëndetësisë, nuk mund të lihen në mëshirën e tregjeve dhe fitimit.

Këtë kalbësirë nuk mund ta fshehin disa përkufizime-kritika që gjoja sulmojnë kapitalizmin, siç janë p.sh "kapitalizmi neoliberal", "kapitalizmi ekstrem" dhe kështu me radhë, që në fund të fundit, i thonë këto vetëm e vetëm për të fshehur faktin se edhe ata që i thonë e mbështesin sistemin kapitalist me këmbë e me duar.

Sepse, tashmë nuk mund të thuhet më se "mund të jetë një qasje e gabuar", një "gabim i thjeshtë i strategjisë politike" që ndoshta mundet dhe të "korrigjohet me zbatimin e disa përmirësimeve të pjesshme" ose duke "ndryshuar disa menaxherë të pushtetit borgjez duke e kaluar përsëri nga liberalët tek socialdemokratët" dhe anasjelltas ...

Si të thuash, "ndryshime bëhen dhe populli mbetet aty ku është" ...

Vetëm se disi kështu është populli ai që gjendet përherë i tubuar në spitale dhe në kushtet e një pandemie të koronavirusit madje dhe në kushte jo aq të çuditshme dhe të vështira, por në çdo rast në kushtet e kapitalizmit.

Situata të indinjuara, me mjekë të detyruar të zgjedhin se kush do jetojë dhe kush do të vdesë, ekzistojnë si në shtete me qeveri "neoliberale", p.sh Itali, ashtu dhe në shtete ku qeverisin "aleancat progresiste" të rreme, siç është Spanja.

Sot po falimenton vetë kapitalizmi, vetë ekonomia e tregut në të gjitha versionet e saj, e cila anulon çdo mundësi që klasa punëtore, populli, të shijojnë qasje Shëndetësore me cilësi të lartë, në përputhje me evolucionin e shkencës dhe teknologjisë, pikërisht sepse kjo ekonomi ka kriter kryesor të saj fitimin kapitalist.

Akoma dhe në kushte e pandemisë, gjithçka i nënshtrohet përfitimit të kapitalit. Kjo është arsyeja pse punëtorët në industritë e Italisë Veriore punonin rregullisht pavarësisht nga ndalimet e bëra, pa masa mbrojtëse, me rezultate tragjike tashmë të njohura.

Kjo është arsyeja pse rritet konkurrenca midis monopoleve trans-nacionale se kush do të patentojë më parë vaksinën e re, në një kohë kur duhej të ekzistonte bashkëpunimi dhe përpjekja e përbashkët nga shkencëtarët dhe qendrat kërkimore më të sofistikuara të së gjithë botës.

Kjo është arsyeja se pse, akoma edhe në këto kushte, punëdhënësit e mëdhenj janë çakërdisur dhe po shkatërrojnë të gjitha të drejtat e mbetura të punës, duke provuar forma të reja të shfrytëzimi, të tilla siç është puna me internet nga shtëpia, dhe avancojnë largimet masive nga puna.

Përballë kalbësisë së kapitalizmit të falimentuar, del epërsia e socializmit që kishte siguruar shëndetësinë, kujdesin mjekësor për të gjithë dhe madje që në shekullin e kaluar akoma dhe në shtete që filluan të ndërtojnë socializmin nën kushtet e një vonese të madhe në të gjitha nivelet.

Statistikat në Rusinë Sovjetike 30 vjet më parë janë fakte të pamohueshme: mbi 1.1 milion doktorë, kujdes Shëndetësor ekskluzivisht falas për të gjithë popullsinë, 1.387 shtretër spitalorë për 10,000 banorë, shifra që as nuk mund të krahasohen me situatën që mbizotëron sot në vendin tonë, as me shtetet e BE-së.

Akoma dhe sot, misioni i mjekëve Kubanë në Itali, ekzistenca e infrastrukturave Shëndetësore në shtete të tilla si Gjermania, të cilat ishin të detyruara të kishin për shkak të sistemit socialist që kishte gjysma e Gjermanisë atëherë, të Republikës Popullore Gjermane, madje edhe administrimi i pandemisë në Kinën kapitaliste që tregon mbetjet e trashëguara të saj nga socializmi, këto tregojnë se socializmi akoma dhe sot, tre dekada pas përmbysjes së tij, ka lënë gjurmët e tij të fuqishme sociale.

* * *

Pra, në këto kushte të papara më parë, mbetemi të fortë, luftojmë për masa mbrojtëse për jetën dhe të drejtat e punëtorëve, shtrojmë perspektivën e vetme për klasën punëtore, për shumicën e popullit tonë, shoqërinë e re, socializmin.

Superioriteti i dukshëm i socializmit, i pronësisë shoqërore dhe të organizmit qendror shkencor, është trashëgimia e madhe për ditën tjetër.

Kjo le të mbretërojë në mendimet dhe veprimet politike të së gjithë neve, në këto ditë të "karantinës". Refuzojmë "karantinën" politike, kundërshtojmë "karantinën" në mendime. Mendojmë, studiojmë dhe veprojmë, duke u përballur me të tashmen, duke përshtatur aktivitetin tonë, me shikimin për të nesërmen, duke e përgatitur të nesërmen.

 

 

31.03.2020