Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Fashistët do ti shpartallojë lufta e popullit

Demonstratë masive, me rastin e plotësimit të 5-vjetorit nga vrasja e muzikantit të ri Pavlos Fissas, realizuan sindikatat dhe shoqatat masive të qytetit të Pireut, ditën e Martë 18/09/2018 në qytetin Keracini, në vendndodhjen e vrasjes së tij.

Në tubim foli Kostas Mitiliniu, Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Punëtorëve të Metalit të Atikës dhe të Industrisë së Ndërtimit të Anijeve të Greqisë, i cili ndër të tjera theksoi:

"Pesë vjet plotësohen sot, më 18 Shtator, nga dita kur Pavlo Fissa u vra nga organizata kriminale naziste, nga Agimi i Artë.

Jemi sot këtu për të nderuar kujtimin e tij, por edhe për të dërguar në mënyrë të përsëritur mesazhin, ndaj të gjithëve atyre që duan për të terrorizojnë klasën punëtore, për ta gjunjëzuar, për ta shtrydhur, për ta vënë në allçi për tu pasuruar ata, se kjo ëndërr e tyre nuk do të realizohet kurrë.

Për aq sa ekziston lëvizja punëtore klasore, për aq sa ekziston shfrytëzimi, gjithmonë punëtorët do të mposhtin frikën, do ti përgjigjen sulmit.
Egërsia e paparë e këtij krimi është pjesë e aktivitetit të organizuar në mënyrë kolektive që udhëhiqet në mënyrë qendrore, rajonale dhe lokale, me rezultat vdekjen, plagosjet, tentativat për vrasje dhe akte të tjera penale.

Vetëm pak ditë pas pritës vrastare të organizuar nga banda naziste kundër sindikalistëve komunistë në Zonën e Ndërtimit të Anijeve në qytetin Perama, duke marrë përsipër si pinjollët origjinal të sistemit shfrytëzues punën e ndyrë kundër të drejtave punëtore - popullore dhe duke u bërë mur mbrojtës për fitimet e punëdhënësve, ata vrasin Pavlo Fissën.

Vrasin fëmijën e një familjeje popullore i cili denonconte me këngët e tij natyrën penale të Agimit të Artë dhe bënte thirrje për izolim dhe përballje kundër organizatës fashiste në lagjet e Pireut (...)punëtorët duhet të nxjerrin konkluzione të qarta. Fashistët e Agimit të Artë janë kaposhët e sistemit, janë armiq të punëtorëve, të së drejtave tona, të luftërave tona.

Ata luftojnë për të shkatërruar lëvizjen klasore dhe kjo është ajo që duan pronarët e mëdhenj, pronarët e anijeve, kapitali.

I duan punëtorët me kokë të ulur, që tu nxjerrin vetëm fitime dhe të mos flasin. (...)

Organizimi i luftës sonë përmes Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) dhe sindikatave klasore, është e vetmja rrugë.

Eksperienca e punonjësve të metalit në Zonën e Ndërtimit të Anijeve, ajo e punëtorëve në portin detar të "COSCO-s" e gjetkë janë udhëzues për rrugën që duhet të ndiqet.

Të luftojmë që të bëhemi pronarë të djersës sonë.

Të punësuarit, të papunët të izolojnë fashistët, Agimin e Artë.

Askund të mos munden të qëndrojnë".

 

 

 

 

 

On the five years since the assassination of Pavlos Fissas

Ndërkohë, në njoftimin e Zyrës Shtypi të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për 5-vjetorin që nga vrasja e P. Fissas, shënohet si mëposhtëm:

"Pesë vjet pas vrasjes së Pavlos Fyssas gjyqi -për këtë krim, por për krime të tjera të tyre-, ende nuk ka mbaruar dhe nazistët e Agimit të Artë ende qarkullojnë të lirë pavarësisht nga moria e shumtë e provave dërrmuese të cilat demonstrojnë më së miri karakterin nazist - kriminal të kësaj strukture.

Në të gjitha këto vite u bë edhe më e dukshme në popull dhe tek rinia se forca fashiste reaksionare si këto janë produkte të sistemi të kalbur që i përdor me mënyra të ndryshme. Marrin guxim nga ideologjia dhe praktika antikomuniste e BE-së, mbështeten nga pjesë të kapitalit dhe qendra imperialiste të cilat nuk hezitojnë të mbështesin edhe forca të tilla për të promovuar planet e tyre (p.sh. në Ukrainë).

Mbi të gjitha, këto forca përdoren nga sistemi, me synim që pakënaqësia dhe indinjata e krijuar nga politika antipunëtore - antipopullore e qeverive të riciklohet në racizëm dhe fashizëm, që të mbetet i padëmtuar kundërshtari i vërtetë.

Për këtë arsye, pesë vjet më pas, duhet të forcohet edhe më shumë lufta e punëtorëve dhe e të rinjve jo vetëm për izolimin e tyre, por dhe për përmbysjen e sistemit që i krijon dhe i ushqen ata".

 

 

19.09.2018